Flash

Berisha: Rama ha darka 10 mijë dollarëshe, kur ka qytetarë që nuk kanë vaktin e darkës

Lapsi.al 28 February 2023
Berisha: Rama ha darka 10 mijë dollarëshe, kur ka qytetarë

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon Edi Ramën se ha darka 10 mijë dollarë, në një kohë kur në vend ka qytetarë të cilët numërojnë vaktet e bukës. Gjatë takimit me drejtues të degëve 6, 13 dhe 16, Berisha përmendi edhe 137 udhëtimet e Edi Ramës me charter luksoz.

"Aty ku nuk ka drejtësi ka vetëgjyqësi, nuk ka të drejta njerëzore të respektuara, por kjo nuk do të thotë që ne as të shkojmë në vetëgjyqësi as të dorëzohemi, kjo do të thotë të vazhdojmë me vendosmëri revolucionin tonë, deri në largimin e Ramës nga pushteti. Nuk është rrugë e lehtë, e thjeshtë, por ju garantoj se rrugë tjetër nuk ka. Ne jemi të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë. Vështirësi të mëdha kemi.

Me mijëra largohen nga Shqipëria. Në 2 vitet e fundit janë larguar 200 mijë. Në tërësi ata janë të rinj dhe kundërshtarë të këtij regjimi. Po prap, ajo e bën detyrën tonë më të vështirë, më të pamundur. Sepse ne rast se ne biem pamundësi, kjo rrokullisje e Shqipërisë nuk ndalet kurrë. Kjo do të thotë se secili prej nesh ka një detyrim shumë më madhor, të bëjmë gjithçka për të përmbysur këtë regjim. Sot ne, shqiptarët largohen nga Shqipëria sepse realisht janë në gjendje dëshpërimi, varfërimi.

Ka dy lloj varfërishë. Ka një varfëri që ne ishim në vitin 1992, varfëria më ekstreme, që ishte një varfëri në pakësim. Në vitet 1994-97, popullata në Shqipëri filloi të rritet, njerëzit besonin se do të dilnin nga varfëria. Nuk është se ishim të pasur në vitin 2007, por përsëri ishte një varfëri në pakësim, njerëzit besonin se çdo vit do të ishte më mirë. Prandaj ata zgjidhin të vinin në Shqipëri, të ndërtonin të ardhme për veten dhe fëmijët.

Sot ka një varfëri të frikshme, që shtohet çdo ditë dhe ka një shkak themelor, vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen nga Edi Rama dhe klika e tij. KLSH-ja, konstaton se në 9 muaj në vjedhur dhe shpërdoruar 122 miliardë leka, në 9 muaj jo 1 vit. Këto 122 miliardë lekë mjaftojnë për të rritur me 130% të gjitha rrogat në Shqipëri. Por çfarë ndodh, rrogat, pensionet nuk rriten. Përkundrazi për shkak të inflacionit ulen dhe bëhen më pak të vlefshme.

Kjo sepse njeriu i cili udhëton 137 herë me avion me dhomë gjumi luksoze, çarter në dispozicion, nuk mundet kurrë të qajë hallin e atij që numëron vaktet e bukës, e atij që i dridhet dora kur fëmija i kërkon një libër apo një dhuratë. Nuk mundet kurrë të ja dijë, atij që nuk gjen punë dhe nuk ka rrugë tjetër veç se të niset në dherat të tjera. Ai i cili ulet me 10 mijë dollarë darkën, sigurisht që nuk mund të ja dijë atij që nuk ka vaktin e darkës, se përndryshe nuk do të ulej. Asnjë kryeministri, as presidenti të SHBA-së nuk do të ia arrinte të paguante një darkë 10 mijë euro, se ka proporcion, nuk ia lejonte vetes një gjë të tillë. Kur je miliarder, bën çtë duash, por këto të tjerat, rrogën e merr nga qytetarët, nga paratë publike".

Të këshilluara

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e fundit mbi Covid-19. Në 24 orët e fundit janë kryer 492 testime, ka 11 qytetarë të inf...

20:02

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në zonën e Elbasanit. IGJEUM raporton se lëkundja ka ndodhur në orën 18:43 të kësaj pasditje. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2...

18:53

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43