Flash

Berisha: Ka ardhur koha për mosbindje civile, kufoma politike nuk mbahet në pushtet

Lapsi.al 28 February 2023
Berisha: Ka ardhur koha për mosbindje civile, kufoma politike nuk mbahet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sonte një takim me strukturat drejtuese të degëve 6, 13 dhe 16 të Tiranës, ndërsa ka folur me mbështetësit demokratë dy ditë para protestës së paralajmëruar.

Berisha u ka bërë thirrje demokratëve pjesëmarrës në takim se duhet t’i bashkohen protestës së 3 marsit, pasi sipas tij do jetë një ditë “e veçantë” e revolucionit paqësor.

Ai shtoi më tej se tani “ka ardhur koha për mosbindjen civile” dhe se do përdoren të gjithë mjetet për fitoren përfundimtare të revolucionit.

“3 marsi është një ditë e veçantë, do të flasim fuqishëm në protestën tonë. Kufomë politike e pakallur, sot ai përbën rrezikun më të madh për këtë vend. Sot ai është i gatshëm të marrë çdo vendim me qëllimin e vetëm që të shpëtojë lëkurën e tij sepse ai e di, me korruptimin e McGonigal, me thikën që i futi marrëdhënieve me SHBA dhe sigurisë së tyre duke korruptuar me para kryezbuluesin, ai nuk mund të ketë shpresë për të ardhme politike. Ka kryer një vetëvrasje politike. Do marrë çdo vendim dhe do mbajë çdo qëndrim për të qëndruar por dhe ne do bëjmë të njëjtën gjë për ta shporrur nga skena politike. Një kufomë politike nuk mbahet kurrë në pushtet.

Mos mendoni se McGonigal ishte i vetëm, kishte bashkëpunëtorë. Duke nxjerrë çdo mësim do e mbështesim revolucionin me bindjen se Shqipëria bëhet vetëm nga shqiptarët. Me bindjen se liria është forcë e pathyeshme, me bindjen se vokacioni ynë perëndimor nuk ndryshon me asgjë. I rezistuam një agresioni të pashembullt, por ecim të sigurtë deri në përmbysjen e regjimit të Ramës.

Revolucioni paqësor do durim, guxim, nuk fitohet me një ditë e me një përpjekje, por me persistencë. Nuk fitohet me shabllonet që servirin drejtuesit, fitohet me kreativitetin e atyre që marrin pjesë në revolucion. Ndaj në 3 mars do jetë një ditë e veçantë e revolucionit por ai do vazhdojë deri në fitoren e tij të plotë. Koha ka ardhur për mosbindjen civile që Gandi e quante të shenjtë. Dhe ne do përdorim të gjitha mjetet e saj për fitoren përfundimtare të revolucionit”, tha ai.

Të këshilluara

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e fundit mbi Covid-19. Në 24 orët e fundit janë kryer 492 testime, ka 11 qytetarë të inf...

20:02

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në zonën e Elbasanit. IGJEUM raporton se lëkundja ka ndodhur në orën 18:43 të kësaj pasditje. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2...

18:53

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI