Flash

Alec Baldwin paditet nga tre anëtarë të 'Rust'

Lapsi.al 28 February 2023
Alec Baldwin paditet nga tre anëtarë të 'Rust'

Tre anëtarë të ekuipazhit të "Rust" ngritën një padi kundër Alec Baldwin dhe producentëve të filmit , sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga TMZ të hënën.

Individët pretendojnë se kanë vuajtur ankth dhe simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik pas ndarjes nga jeta  të kinematografes Halyna Hutchins në tetor 2021. Paditësit duke përfshirë Ross Addiego,  Doran Curtin dhe  Reese Price – ishin në kishën e vendosur në Bonanza Creek Ranch të New Mexico kur arma e Baldwinit qëlloi, duke vrarë Hutchins.

Addiego, Curtin dhe Price pretendojnë se ata ishin në afër tij kur arma u qëllua dhe pësuan "lëndime shpërthimi" nga zhurma e të shtënës. Ankesa vazhdon më tej duke e akuzuar aktorin se nuk  kushtoi vëmendje gjatë stërvitjes së armëve, për për të siguruar që arma të mos ishte e mbushur me një plumb të vërtetë dhe për shkarkimin e fishekëve.

Nga ana tjetër, prokurorët e kanë akuzuar gjithashtu Baldwin për vrassje të pavullnetshme. Ai fillimisht mohoi akuzat se kishte tërhequr ndonjëherë këmbëzën , por prokurorët argumentuan se "fotot dhe videot tregojnë qartë Alec, disa herë, me gishtin e tij brenda mbrojtëses së këmbëzës", përpara të shtënave vdekjeprurëse. Duke ecur përpara, atij nuk lejohet tani të pijë alkool, të zotërojë një armë ose të flasë me dëshmitarë të mundshëm, përveç diskutimit për vazhdimin e xhirimeve të "Rust". Filmi është planifikuar të rifillojë prodhimin këtë pranverë./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Lista e plotë e fituesve të SAG Awards 2023

Të dielën u ndanë  çmimet e 29-të vjetore të SAG, duke nderuar shfaqjet më të mira të filmit dhe TV të vitit të kaluar. Për herë të parë që nga viti 1998, ce...

09:52

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI