Flash

Zjarret në Fier/ Arrestohet 40-vjeçari, procedohet një tjetër

Lapsi.al 27 February 2023
Zjarret në Fier/ Arrestohet 40-vjeçari, procedohet një

Një 40 vjeçar është arrestuar dhe një 60 vjeçar është proceduar në gjendje të lirë si autorë të zjarrvënieve në Fier. Policia bën me dije se Festim Karriçi është arrestuar pasi ka ndezur zjarr për të djegur barërat në tokën e tij në kodrat e fshatit Kuman por nga përhapja e flakëve janë djegur sipërfaqe të tjera.

Policia njofton se është proceduar penalisht 60 vjeçari Tomorr Isufaj pasi në fshatin Ngreçan të Mallakastrës ka ndezur një zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe toke me shkurre dhe barëra, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, autorë të dyshuar të 2 rasteve të zjarrvënieve.

Si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, shërbimet e Policisë së Fierit kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Festim Karriçi 40 vjeç, banues në Zharrëz, pasi në kodrat e fshatit Kuman, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur edhe sipërfaqe toke me shkurre dhe me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Tomorr Isufaj 60 vjeç, pasi në fshatin Ngreçan, Mallakastër, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe toke me shkurre dhe barëra, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Të këshilluara

Plagoset me thikë shqiptari në Greqi

Një shqiptar është plagosur me thikë në Larisa të Greqisë. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur pas orës 22:00 të mbrëmjes. Kanë qenë personat që kanë ...

09:40

Parashikimi i motit/ Reshje shiu dhe stuhi

Ditën e sotme, moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi, kryesisht në veriperëndim të vendit. Reshjet do të jenë me intensitet të dobët gjatë pasdites, ndërsa n...

08:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI