Flash

Vrasja e shqiptarit të Mykonos, zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë

Lapsi.al 27 February 2023
Vrasja e shqiptarit të Mykonos, zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e shqiptarit në Mykonos 1 javë më parë. Vrasja e Visar Dakrama alias Julian Kosova jashtë një klubi në ishullin e njohur grek ishte rezultat i një sërë ngjarjesh të rastësishme dhe reagimesh momentale që çuan drejt aktit ekstrem. Një krim pa shkak që çoi në vdekjen e të riut dhe në burg bashkëmoshatarin e tij kishin si ‘mollë sherri’ një vajzë të re që ndoshta as nuk e kuptoi se u bë shkak i ngjarjes së rëndë.

Përmes raportimeve nga "Protothema", dosjes së çështjes si dhe dëshmive të personave që e njihnin 33-vjeçarin Mykoniatis që tërhoqi këmbëzën e karabinës si dhe 34-vjeçarin shqiptar që e thërriste me emrin grek “Yiannis”, zbulohet e vërteta për atë që ka ndodhur realisht pak para orës 6 të mëngjesit jashtë lokalit në zonën Skylambela të Mykonos. “Yiannis” po kënaqej në lokal dhe në gjendje të dehur u përlesh me ish-të dashurën për një çështje të parëndësishme. Ndërkohë autori i krimit kur kishte hyrë në lokal, kishte parë se vajza, me të cilin kishte njohje formale, se ishte në gjendje të keqe psikologjike dhe duke qarë.

Pasi shqiptari i pa duke folur bashkë, nisi sherrin me të riun grek. Nga sa duket, autori dhe viktima kanë pasur një njohje, ndërsa shqiptari punonte aty prej vitesh si elektricist dhe dalëngadalë filloi të hapte bizneset e tij. “U tha se isha molla e sherrit. Kjo nuk është e vërtetë. Kjo që ndodhi nuk është bërë për mua. Unë jam në një gjendje të keqe shpirtërore. Jam në shok dhe po mundohem të shërohem”, tha ajo për ProtoTema. Thuhet se 34-vjeçari shqiptar atë natë kishte konsumuar shumë alkool dhe po vepronte në mënyrë agresive pa asnjë arsye.

Ish-e dashura e tij pohoi për policinë se shqiptari e shqetësonte herë pas here, i fliste keq dhe gjithnjë bëhej i egër. Madje ai ditën e ngjarjes i kishte hedhur asaj ujë, ndërsa e reja i ishte lutur që të ndalte. Ndërkohë, pasi shqiptari ishte përleshur me grekun, ky i fundit kishte shkuar në banesë për të marrë armën dhe më pas qëlloi drejt të riut, duke e lënë të vdekur në vend.

Të këshilluara

Nis takimi Kurti – Vuçiç në Bruksel

Ka nisur takimi i përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksadër Vuçiç dhe dy zyrtarëve evropianë, Josep Borrel dhe Mir...

17:48

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI