Flash

Aksidentet/ Si po i shmanget Veliaj përgjegjësisë për kontrollin e linjave urbane

Lapsi.al 27 February 2023
Aksidentet/ Si po i shmanget Veliaj përgjegjësisë për

"Aksidenti më i çuditshëm në një shekull kryeqytet" kështu e quante Erjon Veliaj rrëshqitjen e autobusit në Lanë në 29 Prill të vitit që shkoi. Në fakt, për qytetarët që ishin brenda mjetit ai ishte një aksident i frikshëm që u vuri jetën në fije të perit dhe që nuk duhej të përsëritej për asnjë shkak.

Prandaj çmenduria e autobusit të së njëjtës linjë këtë të hënë ishte dyfish dramatike. Sepse herën e parë që ndodhi, autoritetet nuk shfaqën asnjë sens përgjegjësie.

[caption id="attachment_804073" align="alignnone" width="1102"]autobus Pas aksidentit të ndodhur sot (27 Shkurt 2023) në Tiranë[/caption]

Filmimet e kamerave të sigurisë dëshmuan për një skenë surreale. Mjeti shtyn me shpejtësi mes makinave që ishin ndalur në semafor.

Merr para 5 apo 6 prej tyre dhe kur një fuoristradë bllokohet me pemën, autobusi i mbushur me udhëtarë kërcen si i çmendur nga presioni i shtytjes, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit.

Video më poshtë:

[video width="1076" height="1588" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/WhatsApp-Video-2023-02-27-at-2.01.09-PM-1-1-2-1.mp4"][/video]

Bilanci: 9 të plagosur dhe 6 makina të dëmtuara.

[caption id="attachment_804242" align="alignnone" width="1280"] Pamje nga aksidenti i 29 Prillit në unazë, pranë Lanës[/caption]

Një vit më parë, në 29 Prill, skena e autobusit që shkel një Mercedes dhe rrëzohet në Lanë ishte po kaq e frikshme, por atëherë ajo u përcoll me një lloj entuziasmi artistik nga kryebashkiaku i Tiranës.

Ende nuk dihet arsyeja, se përse atëherë Erjon Veliaj shfaqi një zell artistik vitin e kaluar duke e paraqitur ngjarjen e rëndë herë si “aksident të pafat”, e herë si vepër arti që duhej të qëndronte mbi Lanë.

Pa pritur rezultatet e hetimit mbi shkaqet e aksidentit dhe pa shfaqur asnjë shqetësim për rrezikimin e jetëve të qytetarëve, Veliaj propozoi përmes një sondazhi që autobusi të qëndronte mbi Lanë, si instalacion. Foto më poshtë:

Shkaqet e aksidentit që ndodhi këtë të hënë në unazë nuk janë përcaktuar ende. Një version i mundshëm është që drejtuesi i mjetit të ketë humbur kontrollin, një tjetër është defekti teknik i mjetit.

Sërish, propozimi i Veliajt për ta parë një aksident të rrezikshëm si një vepër arti, ishte një thagmë për nga papërgjegjshmëria që shfaqi kryebashkiaku i Tiranës.

Pas atij propozimi kuptohet se administratës së Bashkisë as nuk i shkoi ndër mend të shtonte kontrollin ndaj kompanisë që kishte linjën e autobusëve elektrikë në unazën e Tiranës.

Madje as sot, që aksidenti është përsëritur në të njëjtën linjë, Veliaj nuk ka shfaqur asnjë reflektim, duke u mjaftuar me një njoftim të thatë.

“Po bashkëpunojmë me institucionet përkatëse deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave, që çuan në këtë ngjarje! Të gjitha filmimet e kamerave të Policisë Bashkiake janë vendosur në dispozicion të Policisë Rrugore të Tiranës, teksa jemi informuar që të gjithë drejtuesit e mjeteve të përfshira janë testuar dhe intervistuar nga kolegët e policisë, për të çuar në hetimin e plotë të aksidentit, që fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës./Lapsi.al

Të këshilluara

Fejes mes Adele dhe Rich Paul

Adele dhe Rich Paul janë fejuar. Këngëtarja 34-vjeçare dhe agjenti i sportit, Rich Paul, sipas ‘DailyMail‘ po planifikojnë një dasmë në verë, dy vite pasi bënë ...

16:26

Analiza/Si po luan Vuçiç me perëndimin

Nga Marion Kraske* Aleksandar Vuçiç ka një të kaluar problematike. President aktual i Serbisë, ka luajtur një rol kyç në regjimin e ish-udhëheqësit serb, Slo...

10:13

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI