Flash

Tensionet Izrael-Palestinë, si po ndërhyn SHBA

Lapsi.al 27 February 2023
Tensionet Izrael-Palestinë, si po ndërhyn SHBA

Shtetet e Bashkuara përshëndetën angazhimin izraelit dhe të palës palestineze për të ulur tensionet dhe parandaluar dhunën e mëtejshme. Përmes një deklarate, këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan tha se “ne e pranojmë se takimi ishte një pikë nisjeje dhe se ka shumë punë për të bërë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë si për izraelitët dhe palestinezët”.

Gjatë një takimi të dielën, në Jordani mes zyrtarëve izraelitë dhe atyre palestinezë, Izraeli u zotua të ndalë autorizimin për vendbanime të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor për gjashtë muaj. Palët u zotuan të ulin tensionet mes tyre.

Në një deklaratë të përbashkët në fund të një takimi në qytetin Akaba, zyrtarët izraelitë dhe palestinezë thanë se do të bashkëpunonin nga afër për të parandaluar “dhunën e mëtejshme” dhe “riafirmuan domosdoshmërinë e angazhimit për të ulur tensionet në terren”.

Vendi pritës Jordania, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara, e konsideruan “këtë mirëkuptim si përparim të madh drejt rivendosjes dhe thellimit të marrëdhënieve midis dy palëve”, thuhet në deklaratë.

Në takim ishte edhe këshilltari i Presidentit Biden për Lindjen e Mesme, Brett McGurk.

Takimi u mbajt ndërsa po rritej shqetësimi për përshkallëzim të tensioneve në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit që fillon në fund të marsit. Fraksionet palestineze, përfshirë grupin Hamas, i cili kontrollon Rripin e Gazës, dënuan pjesëmarrjen e palës palestineze në takim./VOA/

Të këshilluara

Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Turqia duket se nuk do të gjejë qetësi prej tërmeteve që e kanë goditur këtë vend muajin e fundit. Një tërmet me magnitudë 5.3 ballësh të Rihterit ka dridhur qy...

15:44

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI