Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier. Policia ka arrestuar tre qytetaret: Pranvera Isufaj 32 vjeçe, Aleksandra Toska 19 vjeçe dhe një 17-vjeçare. Ato së bashku me qytetarin Arbër Mehmeti 33 vjeç kanë shfrytëzuar për dy muaj një 24-vjeçare. 32-vjeçarja ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe Arbër Mehmeti. Ky person kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe njëherësh është pronari i club “Cassablanca” në Fier. Mehmeti ishte dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë. Në 2013, Arbër Mehmeti u arrestua pasi së bashku me Shpëtim Kandën, në vendin e quajtur “Transport Patos”, tentuan të vrasin me armë zjarri, dy të rinjtë E.S dhe E.S, 21 vjeç.
Prej dy muajsh, 33 vjeçari, Arbër Mehmeti në bashkëpunim me tre të arrestuarat, nëpërmjet kërcënimeve ka mbajtur të mbyllur 24 vjeçaren. Atë e kanë shfrytëzuar për prostitucion në Fier.