Flash

"Nervozizëm i madh në bisedime", zyrtari serb zbardh takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel

Lapsi.al 27 February 2023
"Nervozizëm i madh në bisedime", zyrtari serb zbardh takimin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se në takimin e sotëm në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “po thyhen shtiza” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Duke folur nga Brukseli për Televizionin Pink të Serbisë, Petkoviç tha se Kurti “po përpiqet në çdo mënyrë ta shmangë detyrimin për formimin e Asociacionit”, ndërsa Vuçiq “insiston pikërisht në të”.

“Kemi manovrime të Albin Kurtit dhe, në anën tjetër, presidentin Aleksandar Vuçiq, i cili po lufton për Marrëveshjen e Brukselit [për themelimin e Asociacionit]. Për këtë po thyhen shtiza dhe ka një nervozizëm të madh. Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat deri në fund të ditës”, tha Petkoviq, transmetojnë agjencitë serbe të lajmeve.

I pyetur nëse do të nënshkruhet ndonjë gjë sonte në Bruksel, ku po diskutohet propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Petkoviq tha se sot “nuk është kurrfarë dite D”, duke iu referuar figurativisht ditës ku pritet të ndodhë diçka e rëndësishme.

Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të formohet asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa Vuçiq këmbëngul në themelimin e tij.

Propozimi i BE-së, për të cilin po diskutojnë palët, nuk e përmend në mënyrë specifike formimin e Asociacionit, por kërkon nga të dyja vendet që t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ky dialog, i cili ka nisur në vitin 2013, ka prodhuar dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar.

Kurti dhe Vuçiç e kanë pranuar në parim propozimin evropian./REL

Të këshilluara

Nis takimi Kurti – Vuçiç në Bruksel

Ka nisur takimi i përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksadër Vuçiç dhe dy zyrtarëve evropianë, Josep Borrel dhe Mir...

17:48

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI