Flash

Në kulmin e luftës/ Vladimir Putin dekoron aktorin amerikan, Steven Seagal

Lapsi.al 27 February 2023
Në kulmin e luftës/ Vladimir Putin dekoron aktorin amerikan, Steven

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dhënë dekoratë shtetërore Steven Seagal, aktor amerikan, i cili po ashtu ka shtetësi ruse. Ndarja e Urdhrit të Miqësisë për aktorin amerikan u njoftua përmes ueb-faqes së Qeverisë ruse. Ky urdhër nderon qytetarët që Rusia konsideron se kanë kontribuar për përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Seagal ka qenë mbështetës i zëshëm i aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014. Ai vitin e kaluar kishte vizituar qytetin ukrainas të Olenivkës, nën kontrollin rus. Në këtë qytet dhjetëra të burgosur ukrainas të luftës raportohet se janë vrarë në një sulm, për të cilin Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën.

Më 2018, Seagal ishte emëruar nga Ministria e Jashtme ruse si i dërguar humanitar në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni. /REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI