Flash

Kurti pas takimit me Vuçiç: Palët dakord për planin, nuk e di pse nuk firmosëm

Lapsi.al 27 February 2023
Kurti pas takimit me Vuçiç: Palët dakord për planin, nuk

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit në Bruksel me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ai ka thënë se ky takim ishte pozitiv dhe se ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.

"Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara.

Tani, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku nga mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak" – ka thënë Kurti.

“Mesa vura re të dyja palët ishin dakord me propozimin europian, por nuk e di përse nuk u firmos që sot” – tha kreu i qeverisë së Kosovës.

“Ecje përpara do të ketë për planin e zbatimit. Dhe do të ketë edhe takime të nivelit të lartë me facilitimin e takimeve nga zoti Borrell dhe zoti Lajcak. I falënderoj të dy dhe besoj se jemi në një rrugë të mbarë mbarë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe rrugë një kahëshe për fqinjësi të mirë evropiane”, - tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nis takimi Kurti – Vuçiç në Bruksel

Ka nisur takimi i përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksadër Vuçiç dhe dy zyrtarëve evropianë, Josep Borrel dhe Mir...

17:48

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI