Flash

Fejes mes Adele dhe Rich Paul

Lapsi.al 27 February 2023
Fejes mes Adele dhe Rich Paul

Adele dhe Rich Paul janë fejuar. Këngëtarja 34-vjeçare dhe agjenti i sportit, Rich Paul, sipas ‘DailyMail‘ po planifikojnë një dasmë në verë, dy vite pasi bënë publike lidhjen e tyre. Në daljen e fundit, Adele u pa me një unazë diamanti në gishtin e martesës. Krijuesja e hitit “Easy On Me” kishte këtë unazë që nga shkurti i vitit të kaluar, në performancën në “BRIT Awards 2022”

Adele dhe Rich u shfaqën publikisht së bashku për herë të fundit në ‘Superbowl’ në fillim të këtij muaji.

Edhe pse Adele tenton ta mbajë jetën e saj private larg vëmendjes, ajo e ka treguar hapur dashurinë që ka për Paul. Në muajin dhjetor, ajo i kushtuar të fejuarit një këngë teksa ishte duke mbajtur shfaqje në Vegas.

Po ashtu, ajo e ka përmendur sërish partnerin gatë një emisioni kur bëri shaka duke thënë se ai ishte ‘egërsuar’ pasi një fans tentoi t’i jepte numrin e telefonit gjatë një koncerti.

Të këshilluara

Analiza/Si po luan Vuçiç me perëndimin

Nga Marion Kraske* Aleksandar Vuçiç ka një të kaluar problematike. President aktual i Serbisë, ka luajtur një rol kyç në regjimin e ish-udhëheqësit serb, Slo...

10:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI