Flash

Tragjike në Itali/ Mbytet anija me emigrantë, 34 të vdekur

Lapsi.al 26 February 2023
Tragjike në Itali/ Mbytet anija me emigrantë, 34 të vdekur

Të paktën 34 emigrantë raportohet se janë mbytur pasi anija e tyre u përmbys në brigjet jugore të Italisë. RAI News raporton se anija mbante më shumë se 100 emigrantë kur u përplas mëngjesin e të dielës, duke cituar autoritetet portuale pranë qytetit bregdetar të Krotone, në Kalabri.

Mes viktimave raportohet të ketë dhe fëmijë të vegjël.

Vigili del Fuoco, nga agjencia institucionale e Italisë për shërbimin e zjarrfikësve dhe shpëtimit, tha se një varkë me emigrantë u rrëzua pranë Steccato di Cutro, në provincën e Crotone, dhe raportoi për rreth 40 të mbijetuar.

Nga ana tjetër ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimet në det të hapur për gjetjen e personave të tjerë, por aktualisht nuk ka ende detaje zyrtare nga kjo ngjarje tragjike.

Anija, që sillte emigrantë nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, u përplas me shkëmbinjtë për shkak të dallgëve të forta në det.

Kapiteneria e Portit dhe Guardia di Finanza kanë ndërhyrë në vend për shpëtimin, ku të pranishëm janë  edhe policia e shtetit dhe karabinierët së bashku me personelin e 118 dhe Kryqit të Kuq.

Të këshilluara

Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Turqia duket se nuk do të gjejë qetësi prej tërmeteve që e kanë goditur këtë vend muajin e fundit. Një tërmet me magnitudë 5.3 ballësh të Rihterit ka dridhur qy...

15:44

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI