Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Mbanin armë në makinë, 3 të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 26 February 2023
Mbanin armë në makinë, 3 të arrestuar në Tiranë

Tre persona janë arrestuar në Tiranë gjatë një aksioni policor. Ata u vunë në pranga pasi mbanin armë në automjetet e tyre. Policia thotë se në lidhje me këtë rast ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, gjashtë krehëra me fishekë, një makinë dhe dy çekiçë.

Njoftimi i Policisë: 

Qarkullonin me armë zjarri pistoletë në automjet, vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me 6 fishekë, një automjet dhe dy mjete të forta (çekiçë). Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Almak”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– K. Y., 35 vjeç, E. M., 41 vjeç, dhe A. N., 32 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Muzakët”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. N., dhe pasagjerë shtetasit K. Y., dhe E. M. Në momentin e ndalimit, shtetasi E. M., ka kanosur punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K. Y., shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, për të cilën drejtuesi i automjetit, shtetasi A. N., ka dhënë deklaratë të rreme, se arma ishte e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me krehër me 6 fishekë, një automjet, dhe dy mjete të forta (çekiçë), të gjetura gjatë kontrollit të automjetit. Vijon puna për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes së armës së zjarrit dhe sendeve të forta, nga 3 të arrestuarit.

Të këshilluara

Në flakë fusha e mbetjeve në Vlorë

Katër vatra zjarri janë shfaqur mëngjesin e ditës së sotme në Vlorë. Fillimisht u raportua për zjarr të përmasave të mëdha në lagjen ’10 korriku’ të Vlorës, ku ...

11:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI