Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

VOA/ Prodhohen më shumë se 50 mln ton mbetje elektronike në një vit

Lapsi.al 25 February 2023
VOA/ Prodhohen më shumë se 50 mln ton mbetje elektronike në

Njerëzit prodhojnë më shumë se 50 milionë tonë mbetje elektronike çdo vit, përfshirë fotokopjet, televizorët dhe kompjuterat. Pjesë e problemit janë edhe laptopët, kompjuterat e lëvizshëm, por inxhinierët e kompanisë së teknologjisë Dell po punojnë për një qasje të re që mund të shmangë hedhjen e tyre në landfille.

Dikur për procesin e çmontimit të një laptopi nevojitej një orë, tani duhen vetëm disa minuta.

Trevor Morrison është inxhinier në zyrat qendrore të kompan

isë së teknologjisë Dell, në Raund Rok të Tekasit dhe kompjuteri që ai e çmonton me shpejtësi është një prototip i emërtuar ‘Concept Luna’. Modeli është një përpjekje për zgjidhur problemin botëror të mbetjeve elektronike.

Vetëm gjatë vitit 2019 u prodhuan 53 milionë tonë mbetje të tilla.

Një kompjuter i lëvizshëm tradicional përmban një sërë vidash, kabllosh dhe ngjitësish, duke e bërë të vështirë ndarjen e tyre.

“Nëse pajisja elektronike përmban elementë shumë të vështirë për t’u çmontuar, atëherë nevojitet kohë dhe gjasat janë që për shkak të kësaj vështirësie pajisja të mos riciklohet”, thotë zoti Morrison.

‘Concept Luna’ nuk ka asnjë problem të tillë. Ka pjesë të ndërlidhura, të ndërrueshme që e bëjnë më të lehtë riparimin dhe riciklimin. Pjesët e thyera mund të ndërrohen pa zëvendësuar të gjithë kompjuterin e lëvizshëm.

“Edhe nëse butonat nxihen, bëhen pis, ose zbardhen pjesa elektronike është në gjendje shumë të mirë dhe mund të ripërdoret. Pra ky është një rast se si mund të ndryshohet vetëm pjesa e jashtme e tij. Këto pjesë mund të ndryshohen dhe kompjuteri i lëvizshëm të përdoret më gjatë”.

Kompania Dell thotë se falë skicimit të prototipit ‘Concept Luna’ mund të ulet 50% e sasisë së dioksidit të karbonit që laptopët lëshojnë në atmosferë, një gjë e mirë për mjedisin dhe konsumatorët.

“Në vend që të shpenzoni 2 mijë dollarë të tjera për një kompjuter të lëvizshëm të ri, ekziston mundësia që ta riparoni vetë atë, ose t’ia kërkoni këtë dikujt tjetër”.

Tjetri, mund të jetë edhe një robot. Mund të vijë koha që sistemet të tilla të automatizuara mund të riparojnë në shkallë të gjerë kompjuterat e lëvizshëm të veçantë, të krijuar enkas për t’u përmirësuar me programe dhe pajisje të reja, duke ulur edhe më shumë hedhjen e tyre në landfille.

Për bizneset, ndikimi në qëndrueshmëri dhe uljen e kostove mund të jenë thelbësor.

“Veçanërisht nëse përdorimi i prototipit Concept Luna kthehet në realitet. Të dhënat e përftuara nga pjesët individuale të kompjuterave mund të tregojnë edhe sa afat përdorimi ka.

“Fjala është për të dhëna që mund t’i përfitojmë me kalimin e kohës, numrin e herëve të përdorimit të tastierës apo lëvizjes së kursorit. Dhe tregon dhe sa kohë përdorimi ka tastiera apo bateria”.

Bizneset që vendosin të zëvendësojnë kompjuterat mund t’i mbajnë ende modelet e vjetra.

“Modelet e vjetra mund të skicohen nga e para dhe mund të dërgohen në një organizatë tjetër”.

Këto modele mund të përdoren nga shkollat e shihet si një proces përmes të cilit mund të reduktohen mbetjet elektronike dhe të ulen kostot për konsumatorët./VOA

Të këshilluara

Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Turqia duket se nuk do të gjejë qetësi prej tërmeteve që e kanë goditur këtë vend muajin e fundit. Një tërmet me magnitudë 5.3 ballësh të Rihterit ka dridhur qy...

15:44

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI