Flash

Plane për fundjavën? Shihni më parë si do të jetë moti

Lapsi.al 25 February 2023
Plane për fundjavën? Shihni më parë si do të jetë

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqendrueshme. Dita e shtunë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat prite të jenë deri të dendura.

Reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër në pjesën e parë të ditës e më pas reshjet e shiut lokalizohen vetem në veriprerëndim.

Dita e diel do të ketë mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshje shiu të herëpashershmë me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit.

Në orët e pasditet reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet mesatar e në veriperëndim-jugperëndim me intensitet deri të lartë.

Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në Alpe reshje bore me intensitet mesatar.

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, e cila hera-herës ditës e diel përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 25-28m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 6-7 ballë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI