Flash

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Itali i riu shqiptar

Lapsi.al 25 February 2023
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar në Itali. Luis Shkira ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ky shtetas dyshohet se në shtator të vitit 2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion policor i përbashkët me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor i koduar “Navigli”, u zhvillua nga Interpol Roma dhe Policia italiane, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara javët e fundit, me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar që fshihen jashtë shtetit, si rezultat i informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe të shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për një person në kërkim që fshihej në Milano, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Navigli”.

Në kuadër të operacionit, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi nga Policia italiane, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit L. Sh., 22 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasi L. Sh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se në shtator të vitit 2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

Interpol Tirana po kryen procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

Të këshilluara

Tiranë, makina merr flakë në lëvizje

Një automjet ka marrë flakë mëngjesin e të shtunës në rrugën Tiranë-Elbasan, pranë asaj që njihet si rrethrrotullimi i TEG-ut. Nga fotot e siguruara nga Pano...

09:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.81

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI