Flash

Ndjekje si nëpër filma në Durrës, arrestohet pasagjeri, arratiset shoferi

Lapsi.al 25 February 2023
Ndjekje si nëpër filma në Durrës, arrestohet pasagjeri,

Një ndjekje e rrezikshme ka ndodhru gjatë natës në rrugën që të çon nga Manza në Durrës. Policia i bëri me shenjë një makine “Ford” që të ndalonte, por shoferi, Azem Allçi e shtoi shpejtësinë dhe u arratis në errësirë më pas. Në duart e Policisë mbeti pasagjeri, 19-vjeçari Orgito Vathaj dhe një pistoletë me municion që u gjet në makinën që u braktis.

Në fakt, shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë kishin informacion se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dy shtetas që qarkullonin me automjet nga Manza në drejtim të Durrësit, kishin armë zjarri me vete, ndaj edhe organizuan operaconin “Late hours”.

"Policia e ka gjetur vendndodhjen e automjetit dhe i ka bërë shenjë për ndalim, por drejtuesi i automjetit, sapo ka parë shërbimet e Policisë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, - thuhej në njoftimin zyrtar. - Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Orgito Vathaj, 19 vjeç, pasagjer. Gjitashtu, kanë shpallur në kërkim shtetasin Azem Allçi, 32 vjeç, banues në Manzë, i cili mundi të largohej duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrolit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vijon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit, A. Allçi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Të këshilluara

Moti i keq, ndalohet lundrimi në Vlorë

Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese gjatë datave 25 dhe 26 shkurt për shkak se pritet përkeqësimi i motit. Në njoftimin ...

12:23

Aksident në Lushnje, një i plagosur

Një aksident i fortë ka ndodhur në Lushnjë, në rrugën rurale tek kthesa e Grabjanit - Tre urat. Një automjet Volkswagen me targa AB949 BZ është përplasur me një...

12:21

Tiranë, makina merr flakë në lëvizje

Një automjet ka marrë flakë mëngjesin e të shtunës në rrugën Tiranë-Elbasan, pranë asaj që njihet si rrethrrotullimi i TEG-ut. Nga fotot e siguruara nga Pano...

09:09

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI