Flash

Me 15 mijë doza kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Lapsi.al 25 February 2023
Me 15 mijë doza kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Policia e Xhenovës arrestoi, nën prezumimin e pafajësisë, dy shqiptarë S.G. (35 vjeç) dhe S.L. (26 vjeç), për zotërim të lëndëve narkotike pasi iu gjetën mbi 3 kg kokainë të pastër të fshehur në banesat e tyre në Bolzaneto.

Në kuadër të përpjekjeve kundër trafikut të drogës, policia kshte disa ditë që i vëzhgonte dy burrat, me një dosje të pastër, me punë të rregullta dhe të integruar mirë në strukturën sociale të qytetit, por që lëvizjet dhe vizitat jashtë orarit të punës dhe angazhimeve kishin ngjallur dyshime te hetuesit.

Agjentët e Antidrogës gjetën mundësinë e duhur për të ndërhyrë kur i panë të dy të takohen dhe u ngjitën në shtëpinë e njërit prej tyre.

Pas disa minutash, kur njëri nga të dy doli, duke parë me kujdes përreth, u ndalua dhe u kontrollua. Në të njëjtën kohë policët hynë në të dy banesat.

Rezultati i kontrolleve në shtëpi konfirmoi hipotezat e hetuesve. Në shtëpinë e S.G. u gjetën më shumë se 2.5 kg kokainë të pastër e paketuar, një peshore precize, material ambalazhi dhe një makinë vakumi.

Në shtëpinë e S.L. u gjetën edhe 500 gr të tjera material prerës të kokainës dhe paketim. Sasia e konsiderueshme e lëndës së gjetur, si dhe mënyrat e paraqitjes sugjerojnë se ato janë furnizues të rëndësishëm me drogë për shpërndarësit që operojnë çdo ditë si në rrugicat e qendrës historike ashtu edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit ligurian.

Substanca e sekuestruar, në fakt, do të lejonte përgatitjen e mbi pesëmbëdhjetë mijë dozave të cilat, të shitura në treg, do të kishin sjellë fitime të paligjshme mbi treqind mijë euro.

Të këshilluara

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

11 persona kanë rezultuar pozitivë me pozitivë me COVID 19, pas 409 testimeve të kryera. Qytetarët e infektuar ndodhen në këto Bashki: 5 në Tiranë, 2 në Pograde...

18:54

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI