Flash

Berisha: Ministrat e Ramës pesë herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Tepelenë

Lapsi.al 25 February 2023
Berisha: Ministrat e Ramës pesë herë më shpesh shkojnë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “po bllokon hetimet me komision parlamentar” për udhëtimet e tij me charter privat, pasi shpenzimet janë shumë më shumë se sa 122 milionë euro."

Ndërsa tha se ministrat e qeverisë Rama, “5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Gjirokastër dhe Tepelenë”.

Sali Berisha: Rama pasi ka bërë 137 udhëtime me aeroplan e dhomë gjumi luksi se lodhet shuimë packa se nga 48 mbledhje qeverie ne një vit ka marrë pjesë vetëm në 19 mbledhje. Të gjitha të tjerat i ka Ballukja, po ajo është kryeministrja se ajo zbaton porositë me SMS.

Shpenzon 122 milionë euro dhe thotë që këto udhëtime janë më lirë se udhëtimet e paraardhësit në linjat tregtare.

Janë dhe më shumë të shpenzuara udhëtime, abuzime, weekend.

A e dini që këta ministra, absolutisht 5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Gjirokastër dhe Tepelenë.

A e dëgjuat Arben Ahmetajn që i thoshte pasaporta ime nuk është aty? Këta mbajnë nga 3 pasaporta në xhep për të mos u diktuar.

Kjo bandë arriti të paimagjinueshmen, të rekrutojë kryezbuluesin e SHBA, McGonigal.

E para, t’ia bësh një vendi që të ka bërë aq të mira në histori, je më besëpreri i shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut gjer më sot.

Ky, duke na quajtur ne antiamerikanë, pse ne po mbronim vlerat e lirisë, vlerat e amerikanëve në Shqipëri, ky njeri nuk ka asnjë interes.

Ne kemi interesa kombëtare dhe forca e idealeve tona është e pamposhtur.

Ju garantoj se këtë revolucion do e fitojmë.

Misionarët nuk janë shumicë, por ata fitojnë, ata nuk humbasin. Ata nuk humbasin sepse sakrifikojnë.

Demokratët duhet të bindin çdo shqiptar se këtë betejë e kemi për çdo shqiptar.

Ndaj, të ecim të vendosur, të ecim të guximshëm, të sigurt drejt fitores që meritojmë.

Të këshilluara

Tiranë, makina merr flakë në lëvizje

Një automjet ka marrë flakë mëngjesin e të shtunës në rrugën Tiranë-Elbasan, pranë asaj që njihet si rrethrrotullimi i TEG-ut. Nga fotot e siguruara nga Pano...

09:09

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI