Një 15-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është vënë në pranga nga policia greke. Ai akuzohet për grabitje dhe tentativë vrasje. Mediat greke shkruajnë se shqiptari bashkë me 4 persona të tjerë kanë dashur t’i vjedhin celularin një adoleshenti. Megjithatë ata kanë përfunduar duke e plagosur atë.