Flash

Stuhi të rrezikshme dimri përfshijnë Shtetet e Bashkuara

Lapsi.al 24 February 2023
Stuhi të rrezikshme dimri përfshijnë Shtetet e Bashkuara

Një stuhi dimërore me borë dhe erëra të forta goditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga bregu në breg, paralizoi rrugët dhe errësoi rreth 1 milion shtëpi dhe biznese. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për një "stuhi të ftohtë dhe të rrezikshme dimri" deri të shtunën. Deri në 1.5 metra borë mund të bjerë në disa male pranë Los Anxhelosit, duke përbërë një rrezik për ortekët.

Si pasojë e stuhisë u mbyllën autostradat ndërshtetërore nga Arizona në Uajoming, shoferët u bllokuan në makina dhe pati ndërprerje të energjisë elektrike për qindra mijëra qytetarë dhe familje. Stuhia e rëndë në veri të SHBA-së, mbylli shkollat, zyrat dhe gjithë legjislaturën e Minesotës.

Sipas shërbimit të gjurmimit, FlightAware, për shkak të motit të lig, u anuluan më shumë se 1.600 fluturime në gjithë vendin. Mbi 5.000 fluturime të tjera u vonuan. Në Uajoming, ekipet e shpëtimit u përpoqën të arrinin te njerëzit e bllokuar në automjete, por erërat e forta dhe bora krijuan një "situatë pothuajse të pamundur" për ta, tha Jeremy Beck, shef i patrullës së autostradës së Uajoming.

Erërat e fuqishme ishin problemi më i madh në Kaliforni, duke rrëzuar pemë dhe duke shkatërruar linjat elektrike. Deri të mërkurën në mbrëmje u raportua se më shumë se 65.000 familje në këtë shtet ishin pa energji elektrike.

Për herë të parë që nga viti 1989, një paralajmërim për stuhi u lëshua për malet e Los Anxhelosit, si dhe në Ventura e Santa Barbara.

Më shumë se 8.000 persona mbetën pa energji elektrike në Arizona.

Në veri të SHBA-së, një rajon i mësuar me stuhi të tilla, temperaturat mund të bien deri në minus 32 gradë celsius.

Raportohet se më shumë se 192.000 qytetarë osë familje në Miçigan dhe gati 89.000 në Illinois ishin pa energji elektrike të mërkurën në mbrëmje./REL

Të këshilluara

Polonia akuzon një shtetas rus për spiunazh

Një shtetas rus është akuzuar për spiunazh në Poloni mes viteve 2015 dhe 2022. Ai u arrestua për herë të parë prillin e kaluar me dyshimin se i kishte dhënë shë...

12:22

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI