Flash

Marrëveshja, Kosova përfiton 75 milionë euro nga Bashkimi Evropian

Lapsi.al 24 February 2023
Marrëveshja, Kosova përfiton 75 milionë euro nga Bashkimi

Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje financiare në vlerë prej 75 milionë eurosh në kuadër të programit të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian, i njohur me akronimin IPA, i cili financohet nga BE-ja për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja është nënshkruar në mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Fondet e përfituara të premten nga Kosova, përmes kësaj marrëveshjeje, do shfrytëzohen për sektorin e energjisë.

Marrëveshja hyn në fuqi nga 24 shkurti, tha Bislimi, duke shtuar se këto mjete do ndihmojnë në adresimin e ndikimit të krizës energjetike që Kosova, sikurse shtetet e tjera të Evropës, është duke e përjetuar.

“Ne menjëherë do të bëjmë kërkesë për disbursim të 90 për qind të fondeve të parapara me këtë marrëveshje. Pra për 67.5 milionë euro, të cilat pritet të disbursohen shpejtë në buxhetin e shtetit. Ndërkaq pjesa tjetër prej 7.5 milionë eurove do të shpërndahet gjatë vitit të ardhshëm pas plotësimit të kushteve të caktuara në marrëveshjen financiare”, tha Bislimi.

Edhe shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, u shpreh se me këto mjete Kosova do ruajë qëndrueshmërinë e furnizimit me energji elektrike.

“Kjo është pjesë e 500 milionëshit si ndihmë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Arsyeja pse BE-ja ka mobilizuar këtë është sepse agresioni rus ndaj Ukrainës, ka pas ndikim në tregun botëror, posaçërisht në atë energjetik,” theksoi ai.

Që nga korriku i vitit të kaluar, Qeveria ka vendosur masa emergjente të energjisë për shkak të krizës energjetike të Kosovës.

Për të kursyer energjinë elektrike, Qeveria e Kosovës, në tetor të vitit të kaluar ka ndarë gjashtë milionë euro për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, ndërkaq subvencionohen edhe faturat e konsumatorëve të cilët kursejnë energjinë elektrike. /REL

Të këshilluara

Moti, fundjava sjell shtrëngata dhe breshër

SHMU njoftoi se fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqendrueshme. Dita e shtunë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësir...

14:39

Tiranë, dy të rinj arrestohen për vjedhje

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga dy shtetas, E. K., 35 vjeç, dhe R. T., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i ...

14:35

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI