Flash

McGonigal na shpëtoi nga protagonizmi i Yuri Kim

Lapsi.al 24 February 2023
McGonigal na shpëtoi nga protagonizmi i Yuri Kim

Ashtu si çdo e keqe, qe e ka të pamundur ardhjen pa pasur përkrah një të mirë edhe skandali McGonigal, ndonëse na renditi mes shteteve rugaçe, që korruptojnë zyrtarët e aleatëve dhe partnereëve, së paku na hoqi qafe protagonizmin e ambasadorëve.

Po të qëmtosh ditët dhe javët kur shpërtheu kjo aferë vëren se si ambasadorja e ShBA-së, po ashtu edhe homologët e saj perëndimorë, janë shndërruar në memecë.

Ata që zakonisht shfaqen në dyert e institucioneve të drejtësisë, në tribunën e një konference, apo në ndonjë seminar të dorës së tretë, për të dhënë direktiva se cila çështje duhet te jetë prioritet për prokurorët apo gjykatësit, se janë të zhgënjyer apo të tronditur nga filan vendim, tani thjeshtë kanë mbyllur gojën.

LEXO ME TEJ:

Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në 

Me standartin që kanë krijuar vetë, që prej verdiktit për procesin e 21 janarit, për gjyqet e Saimir Tahirit apo për moshetimin e koncesioneve në shëndetësi, ata do duhej të ulërinin. Eshtë e lehtë ta imagjiinosh retorikën e tyre të munguar: "Shqipëria duhet të bëjë transparencë lidhur me implikimin e dyshuar për korrupsion të një zyrtari të lartë të FBI", "Ky vend, i renditur në listën gri të pastrimit të parave, duhet të hetojë se si i paguan lobimet jashtë”, “Drejtësia shqiptare duhet të veprojë, pasi populli shqiptar do të dijë të vërtetën”.

Por në vend të kësaj, Yuri Kim dhe kolegët e saj janë zhdukur. Madje ambasada e SHBA-së nuk i është përgjigjur as pyetjeve të thjeshta të Lapsi.al, që kërkoi të dijë, nëse ish zyrtari i i FBI-së ishte i shoqëruar nga diplomatët amerikanë, kur takoi kryeministrin apo, nëse selia e rugës së Elbasanit ishte në djeni të axhendës së tij në Tiranë. Ambasadorja amerikane, ndryshe nga sa ka vepruar më parë, ka hequr dorë edhe nga negocimi pas kuintave, për të penguar ngritjen në mënyrë të paligjshme të komisioneve hetimore, apo nga ndërmjetësimi për të ulur tensionet në një parlament ku, për hir të mos diskutimit të kësaj afere, janë përjashtuar deri më tani mbi 20 deputetë.

 “Agjentët e FBI-së në pragun e shtëpisë time me foton e kryeministrit të Shqipërisë” 

Kjo heshtje, fshehje apo ngrurim që nxjerr në pah double standard të përdoruara deri më tani, e ka një shpjegim. Skandali McGonigal ka rrënuar imazhin e njeriut që deri më tani shitej si partneri kryesor në ecjen përpara të reformës në drejtësi, ai ka nxjerrë bllof eksitimin për mandatin e tretë historik të 25 prillit, ai ka ngritur dyshime për fabulën e përfitimit nga lidhjet me rusët.

Këtej e tutje, çdo diplomat perendimor, e mbi të gjitha amerikan, do e ketë të vështirë të shpallë reforma kundër korrupsionit, apo qeverisjes me duar të pastra, duke pozuar i përqafuar me ‘mikun e Charlit”.

New York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri! 

Por, pavarësisht përdorimit të gjuhës dhe qasjeve të dyfishta, për hir të një njeriu të vetëm, kjo sjellje e re e diplomatëve, nuk duhet parë detyrimisht me sy të keq. Përpara se të jetë një anomali, ajo mbi të gjitha përbën një rikthim në normalitet. Një pjesë e mirë e shqiptarëve janë tashmë të neveritur nga protagonizmi i ambasadorëve përpara dyerve të institucioneve të drejtësisë, nga përdhosja e konventës së Vjenës, për mosndërhyrjet në çështjet e brendëshme të një vendi, nga absurdi i thirjeve se kë duhet të zgjedhin votuesit. Paradoksalisht, halli ku i zhyti skandali McGonigal i ka ridimensionuar disa diplomatë në kufijtë realë të misionit të tyre. Pamundësia për tu shprehur i ka zhveshur nga ekzagjerimi, zvogëlimi i marzhit për të vepruar i ka kuruar nga sindroma e vjetër e Laurencit të Arabisë, duke i bërë mirë njëkohësisht po aq atyre sa edhe ne. Dhe duke vërtetuar njëkohësisht se jo çdo e keqe vjen gjithmonë vetëm për të keq.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Skandali i vërtetë McGonigal

Zhurma shurdhuese e opopzitës mbi çështjen McGonigal ka errësuar të vetmin skandal real që ka prodhuar deri tani kjo ngjarje. Bëhet fjalë për deklaratën e kryem...

10:36

Dy rreziqe të revolucionit opozitar

Me fillimin e revolucionit opozitar është e rëndësishme të identifikohen dy rreziqe që i kanosen sikurse çdo revolucioni tjetër që ka ndodhur më parë në Shqipër...

12:19

Pse duhet ta falenderojmë Ramën

Sëpaku një gjë Edi Ramës duhet ti’a dimë për nder: Sa më shumë kohë kalon, aq me tepër ai na lehtëson nga hipokrizia e të jetuarit në një sistem demokratik. Gju...

15:27

Deri ku e kanë limitin zonjat e Rilindjes

Indinjata e djeshme e grave socialiste në Kuvend ndaj gjuhës së Berishës, hap një debat mbi kulturën e dominimit dhe përdorimit nga lideri të një trupe të tërë ...

16:39

Washington Post zbulon pse fshihet Rama

Ndërkohë që opozita dhe opinioni publik po kërkojnë me ngulm shpjegime shteruese nga kryeministri për lidhjen e tij me ish zyrtarin e arrestuar të FBI, “The Was...

15:54

Edi, ça t'lësh pa thënë, qar e ke

Sa më shumë ditë kalojnë, aq më e qartë behet se përse kryeministri është i kursyer në sqarimet për skandalin McGonigal. Ai deshi të zëvendësojë interpelancën p...

11:16

Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal

Skandali McGonigal, përpos korruptimit të një zyrtari të lartë të FBI-së nga kryeministri i një vendi aleat të NATO-s, ka përmbysur edhe një sërë rrëfimesh që k...

20:03

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI