Flash

Sulm me armë në SHBA, 3 të vrarë. Autori dorëzohet duke qeshur

Lapsi.al 23 February 2023
Sulm me armë në SHBA, 3 të vrarë. Autori dorëzohet duke

Një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri pasditen e 22 shkurtit në Florida, SHBA, duke vrarë 3 persona, mes tyre një fëmijë. Dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas Zyrës së Sherifit të Orange Country, Keith Melvin Moses është autori i ngjarjes së rëndë, që u mori jetën 3 personave, mes të cilëve, një të mitur 9-vjeçare, një 20-vjeçare dhe një gazetar të Spectrum News 13, degë e CNN.

Në këtë sulm, autori ka lënë të plagosur edhe një tjetër gazetar. Ai ndodhet në gjendje kritike në spital.

Nuk dihet ende arsyeja që e çoi 19-vjeçarin drejt aktit makabër, por sipas policisë, bëhet me dije se Keith Moses fillimisht ka qëlluar 20-vjeçaren në rrugën Hialeah duke e lënë të vrarë.

Kur efektivët dhe gazetarët kanë shkuar në vendngjarje, 19-vjeçari ka hapur sërish zjarr duke qëlluar dy gazetarët.

Menjëherë më pas është futur në një banesë ku sërish hapi zjarr duke vrarë një vajzë 9 vjeçare dhe duke plagosur nënën e saj. Kjo e fundit ndodhet në spital në gjendje kritike.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 19-vjeçarit, i cili nuk ka shfaqur rezistencë dhe është fotografuar duke qeshur.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI