Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Sekuestrohet drogë, armë dhe municion luftarak në Krujë, pranga binjakëve

Lapsi.al 23 February 2023
Sekuestrohet drogë, armë dhe municion luftarak në Krujë,

Dy vëllezër binjakë në Krujë janë arrestuar pasi prodhoni dhe shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve. Gjatë kontrollit u sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak, që posedohej nga dy të arrestuarit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Twins”, nga Komisariati i Policisë Krujë, me mbështetjen e forcave operacionale dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Durrës. Prodhonin dhe shpërndanin kanabis në afërsi të shkollave dhe të lokaleve, mbanin armë zjarri dhe municion luftarak, vihen në pranga 2 vëllezër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për 2 vëllezër që ushtronin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe mbanin armë zjarri, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Durrës dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Twins”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. L. dhe E. L., 20 vjeç (binjakë), banues në Derven, Krujë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë;

600 gramë kanabis dhe 29 doza kanabisi të përgatitura me qese farmaceutike, gati për shitje. Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit shpërndanin lëndë narkotike në doza, në afërsi të shkollave dhe të lokaleve, në Fushë Krujë dhe Krujë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim

Të këshilluara

Polonia akuzon një shtetas rus për spiunazh

Një shtetas rus është akuzuar për spiunazh në Poloni mes viteve 2015 dhe 2022. Ai u arrestua për herë të parë prillin e kaluar me dyshimin se i kishte dhënë shë...

12:22

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI