Flash

Seanca plenare/ Vokshi: McGonigal është në burg, edhe Rama aty e ka vendin

Lapsi.al 23 February 2023
Seanca plenare/ Vokshi: McGonigal është në burg, edhe Rama aty e

Në seancën e sotme plenare, deputetja e PD-së Albana Vokshi shprehu indinjatën e saj ndaj shkeljes së të drejtave që i është bërë asaj dhe deputetëve të tjerë gjatë seancave të fundit. Vokshi thekson që deputetët e opozitës do të vazhdojnë të ngrenë zërin ndaj ankesave deri sa të hetohet si duhet skandali Rama-McGonigal. Deputetja tha se do të vijojnë protestat dhe këmbënguljet deri sa të zbardhet ajo që ka ndodhur. Demokratja paralajmëroi se Rama nuk do të shpëtojë pa dhënë sqarime para shqiptarëve.

“Zonja kryetare, më së fundmi ma dhe fjalën. Më ke mohuar çdo të drejtë timen, çdo të drejtë deputeti. Kemi 4 javë po kërkojmë ngritjen e Komisionit Hetimor. Janë 13 pyetje që duhet të marrin përgjigje. Nuk e lë kushtetuta në dorën tuaj. Do të jepni përgjigje, nëse nuk përgjgjeni këtu do t’i përgjigjeni popullit.

Rama ka vjedhur paratë e shëndetit për t’i harxhuar në takimet me McGonigal në SHBA për të zhbërë opozitën, për të shkatërruar opozitën. Nuk do të diskutohet asgjë tjetër deri sa të diskutohet skandali Rama-McGonigal. Nuk ka fyerje më të madhe që i bën Rama grave. McGonigal është në burg dhe Rama atje e ka vendin.

Ai nuk është një kryeministër normal, është frikacak. Të kishte SPAK do kishtë filluar hetimi, por SPAK nuk heton, pranadaj nuk ka drejtësi. Do jemi këtu sot, do jemi prapë në datën 3 mars për mocionin me debat, deri sa të përfundojnë hetimet për skandalet e Ramës.”

Të këshilluara

FNSH kontrolle në Vlorë, disa të shoqëruar

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia kanë zbarkuar kët të enjte në Vlorë. Bëhet me dije se FNSH dhe efektivët po kryejnë kontrolle të befasishme në disa b...

10:49

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI