Flash

Pas dhunës në Bregun Perëndimor tensionohet situata në kufirin Gaza-Izrael

Lapsi.al 23 February 2023
Pas dhunës në Bregun Perëndimor tensionohet situata në

Militantët në Gaza hodhën raketa dhe Izraeli kreu sulme ajrore përgjatë kufirit Gaza- Izrael të enjten, një ditë pasi 11 palestinezë u vranë gjatë një sulmi izraelit në Bregun Perëndimor, duke ripërtërirë shqetësimet për përshkallëzim më të gjerë të situatës. Egjipti dhe Kombet e Bashkuara janë angazhuar si ndërmjetësues për ta qetësuar situatën, thanë zyrtarët.

Ushtria izraelite tha se gjatë natës se gjashtë raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës, duke ndezur sirenat e sulmit ajror në komunitetet jugore izraelite. Pesë raketa janë rrëzuar, ndërsa një tjetër ka rënë në një zonë të hapur, por nuk raportohet për të lënduar. Fraksioni militant palestinez Xhihadi Islamik nuk e mori drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmin me raketa të enjten, por tha se kishte të drejtë të mbrohej kundër agresionit izraelit.

Avionët luftarakë izraelitë kishin goditur më vonë një vend të prodhimit të armëve që i përkiste Hamasit, grupit islamik që kontrollon Gazën, tha ushtria izraelite, por nuk është raportuar për të lënduar. Sulmet ndërkufitare pasuan një operacion izraelit në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor të mërkurën. Trupat izraelite kishin vrarë 11 palestinezë, duke përfshirë të paktën katër persona të armatosur dhe katër civilë, dhe plagosën më shumë se 100 njerëz, thanë burimet palestineze.

Ushtria izraelite tha se trupat atje kishin tentuar të arrestonin militantë të dyshuar për planifikimin e disa sulmeve. Xhihadi Islamik tha se trupat izraelite kishin rrethuar dy nga komandantët e saj të Nablusit në një shtëpi, duke shkaktuar një përleshje që tërhoqi edhe persona të tjerë të armatosur. Shpërthimet u dëgjuan dhe të rinjtë gjuajtën me gurë mjetet e blinduara të trupave.

Burimet palestineze thanë se dy komandantët e Xhihadit Islamik ishin vrarë së bashku me një tjetër person të armatosur, si dhe katër viktima civile, përfshinin një burrë 72-vjeçar dhe një djalë 14-vjeçar, thanë ata.

"Unë po vazhdoj angazhimin tim me të gjitha palët e interesuara për të shtensionuar situatën. U bëj thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga hapat që mund të ndezin më tej një situatë tashmë të paqëndrueshme", tha i dërguari i OKB-së, Tor Wennesland në një deklaratë.

Grupet palestineze në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe Gaza bënë thirrje për një grevë të përgjithshme të enjten. Shkollat, universitetet dhe bankat në Gaza nuk u hapën pasi aktivistët dolën në rrugë duke u bërë thirrje bizneseve të qëndrojnë të mbyllura.

Gjashtëdhjetë e dy palestinezë, përfshirë persona të armatosur dhe civilë, janë vrarë në vitin 2023, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë. Dhjetë izraelitë dhe një turist ukrainas vdiqën në sulmet palestineze në të njëjtën periudhë, sipas Ministrisë së Jashtme të Izraelit.

Të këshilluara

Analiza/ Një emër tjetër për Asociacionin

Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë njëetnik dhe ta ndryshojë emrin, në mënyrë që të merret n...

09:21

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Këtë të enjte presioni i lartë atmosferik vijon të ushtrojë aktivitetin e tij në Europën qëndrore, por gradualisht do të kemi hyrjen e masave ajerore të paqëndr...

07:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI