Flash

PAMJET/ Nga rrënojat e tërmetit nxirret një çantë e mbushur me florinj

Lapsi.al 23 February 2023
PAMJET/ Nga rrënojat e tërmetit nxirret një çantë e

Në ditën e 17-të që nga tërmeti tronditës i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri, ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë nga rrënojat sendet dhe objektet e qytetarëve që humbën jetën dhe më pas i dorëzohen policisë. Nga rrënojat e qytetit të Kahramanmaras ekipet kanë nxjerrë sot një çantë me zinxhirë të trashë floriri. Sipas dëshmive vendase, secili rrip ka një vlerë prej 10 mijë dollarësh. Ende nuk dihet identiteti i pronarit të tyre, i cili ka ngjallur kuriozitet në rrjetet sociale.

Çanta e madhe plot me rripa të artë u gjet gjatë punës për të hequr mbeturinat dhe rrënojat matanë rrugës, ndërsa pas pamjeve nuk u dha asnjë shpjegim për fatin e bizhuterive. Sipas medieve turke pretendohet se ky vend mund të ishte një dyqan argjendarie. Disa komentues pohuan se në rrënojat ku u gjet ari ishte shtëpia e pronarit të argjendarisë. ©LAPSI.al

[video width="576" height="1022" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/kahramanmarasta-enkaz-altinda-buldun-bir-valiz-dolusu-altin.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI