Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Inflacioni në janar 2023 u rrit me 7.1% sipas metodës së Eurostat, çmimet e ushqimeve me 12%

Lapsi.al 23 February 2023
Inflacioni në janar 2023 u rrit me 7.1% sipas metodës së

Rritja e përgjithshme e çmimeve ishte 7.1 për qind në muajin janar sipas matjeve që vijnë nga metodologjia e Eurostat që raportohet nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit dhe shërben për ti bërë të krahasueshme çmimet kudo në Europë. Sipas matjeve kombëtare niveli i përgjithshëm i çmimeve ishte rritur me 7.2 për qind në janar 2023.

Sipas metodologjisë së Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve prej 11,8% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 6,9%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,7%, “Veshje dhe këpucë” me 5,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,4%, “Shërbimi arsimor” me 3,1%, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 2,2% secili dhe “Komunikimi” me 1,1%.

Në janar 2023 inflacioni në rang europian pësoi rritjen më të lartë në Hungari me rreth 26%, Me Litani me mbi 21%dhe në Çeki me rreth 19%.

Në krahun tjetër çmimet u rriten me ritme më të ulëta në Zvicër me vetëm 3%, Luksemburg, Spanjë, Maltë, Qipro dhe Francë ku çmimet janë rritur me 6.7%. inflacioni në vendin tonë është rritur poshtë mesatares Europiane me 10 për qind në janar 2023.

Në muajin Janar 2023, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,1%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,8%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,7%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,4%, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% secili, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2% secili dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,2%.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) dhe indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) janë hartuar për të matur ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga të gjithë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri. Si IÇK dhe IHÇK përdoren si matës të inflacionit të konsumit. Qëllimi i të dy treguesve është të matin ndryshimin në nivelin mesatar të çmimeve të një shporte fikse mallrash dhe shërbimesh të konsumit.

Sistemi i klasifikimit IÇK dhe IHÇK përdorin të njëjtin klasifikim të mallrave dhe shërbimeve.

Të dhënat e çmimeve IÇK dhe IHÇK llogariten bazuar në çmimet e mbledhura në të njëjtat njësi tregtare, përdorin të njëjtën klasifikim të produkteve dhe ndajnë të njëjtën metodologji të hartimit të indeksit.

IÇK është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri, ndërsa IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve./ MONITOR

Të këshilluara

Analiza/ Një emër tjetër për Asociacionin

Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë njëetnik dhe ta ndryshojë emrin, në mënyrë që të merret n...

09:21

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Këtë të enjte presioni i lartë atmosferik vijon të ushtrojë aktivitetin e tij në Europën qëndrore, por gradualisht do të kemi hyrjen e masave ajerore të paqëndr...

07:46

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI