Flash

“Ia dhashë unë 125 mijë euro”, dëshmia e biznesmenit për Alda Klosin

Lapsi.al 23 February 2023
“Ia dhashë unë 125 mijë euro”, dëshmia e

Prokuroria e Tiranës mori dëshminë e një biznesmeni, i cili sipas deklaratave të vëllait të Alda Klosit, është personi i cili i ka dhënë atij borxh shumën prej 125 mijë eurosh.

Zonja Klosi, ish-zyrtare e lartë në Kryeministri, mbahet në paraburgim për akuzat e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë para oficerit gjyqësor, pasi Rozeta Dobi, pastruesja që punonte në shtëpinë e saj, e identifikoi ish-zyrtaren si pronaren e prej më shumë se gjysmë milioni eurove që u gjet në shtëpinë e saj.

Sipas prokurorisë, ndërtuesi pranoi dhënien e borxhit dhe paraqiti një dokument me shkrim dore, të firmosur prej tij dhe vëllait të ish-zyrtares. Por dëshmia e biznesmenit merret me rezerva nga hetuesit, përderisa paratë janë dhënë përmes një shkrese të thjeshtë dhe mes palëve nuk është firmosur një akt noterial. Dyshimet janë të mëdha edhe për faktin, se dy ditë përpara dëshmisë së vëllait, Alda Klosi në deklarimet e saj përpara oficerit të policisë gjyqësore, nuk e përmend fare çështjen e borxhit, por thotë se paratë janë të xhaxhait.

“Nuk jemi të bindur në deklarimin e ndërtuesit, sepse ka shumë dëshmi kontradiktore. Kemi dyshime se biznesmeni mund të ketë bërë deklarim të rremë ndaj jemi duke kryer veprime të tjera hetimore”, tha një pjesëtar i grupit të hetimit.

Alda Klosi u arrestua pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi e cila deklaroi se paratë që u gjetën në shtëpinë e saj, përfshirë dhe shuma prej 404 mijë eurosh e fshehur në tubin e aspirimit i përket ish-zyrtares dhe ja kishte lënë për t’ia ruajtur. Dobi u shpreh se ishte ish drejtohesha e koncesioneve që i kërkoi të inskenonte vjedhjen në banesë që të akuzonte ish burrin. ndërsa, djali i saj Havieri, që akuzohet për bashkëpunim në vjedhje këmbëngul se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ishte nëna e tij që i tregoi se paratë ishin të Alda Klosit, në momentin kur ai zbuloi shumën e madhe të lekëve në shtëpi. Ish-zyrtarja ndërkohë mohon të gjitha akuzat.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI