Flash

Dyshohet se do të kryenin atentat në Elbasan, gjykata jep masën e sigurisë për dy persona

Lapsi.al 23 February 2023
Dyshohet se do të kryenin atentat në Elbasan, gjykata jep masën e

Këtë të enjte kanë dalë para gjykatës dy personat e arrestuar pasi dyshohet se do të kryenin një atentat në qytetin e Elbasanit. Mësohet se gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg me afat 60 ditë për Arsen Preçin dhe arrest me burg për Arben Spahiun. Spahiu akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Ndërkohë, Preçi akuzohet për “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Dy personat u vunë në pranga nga operacioni “Inteligjenca”. “Pas kontrollit në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, shërbimet e Policisë gjetën një automjet tip “BMW X6”. Brenda tij u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidonë me lëndë djegëse (benzinë). Gjithashtu, në afërsi të një koshi mbeturinash, blutë gjetën dhe sekuestruan një çantë. Në brendësi të saj kishte një armë zjarri pistoletë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI