Flash

Berisha thirrje Yuri Kim: Atë barin ose mbaje për vete ose çoja Edi Ramës e Dorian Duçkës

Lapsi.al 23 February 2023
Berisha thirrje Yuri Kim: Atë barin ose mbaje për vete ose çoja

Sali Berisha foli në protestë dhe pas mbarimit të saj edhe për drejtësinë e re. Sipas tij, SPAK-u i partisë po e mbron Edi Ramën nga afera McGonigal. Ai kishte këtu një mesazh edhe për Yuri Kim.

“I them në emër tuaj, guvernatores, atë barin, të cilin në emrin tuaj i thashë kërko falje, ose mbaje për vete, çoja Edi Ramës, Dorian Duçkës, ose ndaje bashkë me ta. Ne këtu jemi, nga bindjet tona nuk lëkundemi. Ne besojmë se vetëm shqiptarët e lirë do jenë partnerë të vërtetë të aleatëve tanë.

Çdo ditë që kalon fakton se Soros po shkatërron drejtësinë shqiptare. Për herë të parë në Gjykatë Kushtetuese emërohet një njeri që nuk ka futur këmbën në një sallë gjyqi. Por ashtu siç thotë Edi Rama që është krenar që nuk ka lexuar ndonjëherë Kushtetutën, edhe ajo ndjehet krenare. A mund të imagjinoni ju një poshtërim që i bëhet një vendi? A kemi të bëjmë me një gjykatë, apo me një NGO në duart e Edi Ramës.

Ju e shikoni SPAK-un e partisë, që e ka për borxh të hapë çdo javë një çështje kundër opozitës, por SKAP-i i partisë nuk hap çështje për ryshfetin që Dorian Duçka përmes Agron Nezës, i dha McGonigalit. Edi Rama ka kryer krim, por ka SKAP-in e partisë si mburojë,” tha Berisha.

"SKAP-i i partisë është një seksion juridik i PS-së. Këtë nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh gjer më sot. Merrni ju për një moment, është kryer një veprimtari e paparë në shekuj, mafioze, nga Edi Rama, këshilltari i tij personal, Dorian Duçka, miku dhe po këshilltari i tij, Agron Neza, të cilët kanë dhënë një ryshfet një njeriu me një post më kryesor në botë për sigurinë, për të hetuar PD-në.

Kjo mjafton, po të kishte integritetin më minimal një nga ata prokurorë për t’i hapur çështje dhe për t’i vënë prangat në duar. Akti i tij, që i fut thikë pas shpine partnerit tonë strategjik, Enver Hoxha po të ngrihej nga varri, do e shpallte hero për aktin e tij.

Ky njeri kryen një akt më antiamerikan se askush tjetër në Europë dhe SPAK hesht në një kohë kur abazhurët dhe muret e restoranteve të Tiranës, nga njëri cep në tjetrin, dëshmojnë dhe flasin për gjobat që lejtnantët e Edi Ramës, Duçka dhe Neza të drejtuar nga McGonigal vendosnin ndaj biznesmenëve.

SPAK nuk heton, nuk ekziston,” theksoi Berisha.

Të këshilluara

FNSH kontrolle në Vlorë, disa të shoqëruar

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia kanë zbarkuar kët të enjte në Vlorë. Bëhet me dije se FNSH dhe efektivët po kryejnë kontrolle të befasishme në disa b...

10:49

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI