Flash

Agron Shehaj: Gjykata Kushtetuese shkel Kushtetutën e Shqipërisë

Lapsi.al 23 February 2023
Agron Shehaj: Gjykata Kushtetuese shkel Kushtetutën e Shqipërisë

"Gjykata Kushtetuese shkel Kushtetutën e Shqipërisë" - kështu e nis reagimin në Facebook Agron Shehaj, pas vendimit të kësaj gjykate për të rrëzuar kërkesën e opozitës për shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të ministres, Olta Xhaçka.

Shehaj tregon se si Gjykata sot zbuloi se nuk mund të gjykojë asnjë rast deputeti a ministri socialist, pasi këtë do ta bëjë vetëm nëse kërkesa ka votat e mazhorancës. Të opozitës nuk mjaftojnë.

"Me vendimin e sotëm, Gjykata thotë se nuk mund të shtyrtojë mandatin e zonjës Xhaçka, pasi duhet që kerkesa për gjykimin e papajtueshmërisë të sillet nga Kuvendi dhe jo nga një grup deputetësh. Pra nese Kuvendi, shumica e të cilit kontrollohet nga maxhoranca dhe qeveria nuk voton për të çuar kërkesën, atëhere Gjykata nuk merr në shqyrtim asnjë rast për papajtueshmëri mandati të ministrave apo zyrtarëve të maxhorancës.

Praktikisht me këtë vendim Gjykata Kushtetuese thotë se do të gjykojë vetëm atëhere kur e lejon qeveria dhe maxhoranca parlamentare.

Duke i hequr të drejtën 1/5 së deputetëve për t'ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ajo kufizon të drejtën e pakicës për të ushtruar kontroll mbi abuzimet e Qeverisë, siç parashikohet shprehimisht nga Kushtetuta." - shkroi Shehaj në Facebook.

Lexo më tej: Mandati i Olta Xhaçkës, zbulohet si votuan anëtarët e Gjykatës Kushtetuese 

Sipas Shehajt, Gjykata Kushtetuese ishte përballë një zgjedhje të qartë.

"Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ishin përballë një zgjedhje të qartë. Atë të mbrojtjes së Kushtetutës dhe interesit kombëtar apo mbrojtjes së interesave private dhe okulte të qeveritarëve. Fatkeqësisht zgjodhën të dytën duke i dhënë një goditje fatale parimit të ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri." - shkroi Agron Shehaj, i cili reagimit i bashkangjiti një material shpjegues se si vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI