Flash

Zbardhen 3 orët e Metës në SPAK: Për çështjen që riaktivizohet sa herë Rilindja është në krizë

Lapsi.al 22 February 2023
Zbardhen 3 orët e Metës në SPAK: Për çështjen

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është thirrur paraditen e sotme në SPAK, ku ka qëndruar për rreth tre orë.

Pas daljes nga ky institucion, Meta ka folur për mediat duke sqaruar se është thirrur në SPAK për t'u pyetur lidhur me çështjen CEZ-DIA.

Ai deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje dhe se është thirrur për shkak se "Rilindja është në krizë".

"Nuk ka asnjë fakt dhe akt që mund të krijojë një raport të Ilir Metës me ligjin", deklaroi kreu i PL.

"Kam patur ftesë për të ardhur në SPAK para disa ditësh, për një çështje të filluar kryesisht që në vitin 2019 me burime të hapura, me sa kuptova, portale, etj.

Kam patur pritshmëri që SPAK do të ishte institucion lider në luftën kundër korrupsionit, që sa herë të ftohesha do të vija me shumë kënaqësi për t'i ndihmuar për çdo çështje.

Ashtu sikurse e dini, që janë më dhjetëra kallëzime të mijat edhe si President, për ligje me porosi apo denoncimin e Kuvendit që falsifikoi firmën e ish kryetarit të Kuvendit, e shumë çështje të tjera.

Kishte të bënte më çështje të CEZ dhe të CEZ-DIA.

Është çështje që riaktivizohet sa herë Rilindja është në krizë", tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse mendon se SPAK është i ndikuar politikisht, Meta deklaroi se është fakt i ditur se kush i ka dhënë udhëzimet për thirrjen e tij në SPAK, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Rama nga Kongresi i fundit i Partisë Socialiste, ku bënte thirrje që SPAK të hetojë Metën e Berishën,

"Ju e dini kush i ka dhënë udhëzimet që të thirret Meta në SPAK, janë dhënë nga Kongresi i partisë... Mezi presim që për ato firmat 'fët e fët', që vijojnë të vidhen te inceneratori i Sharrës, të ketë veprime konkrete", shtoi Meta.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI