Flash

Një sferë misterioze zbulohet në një plazh të Japonisë

Lapsi.al 22 February 2023
Një sferë misterioze zbulohet në një plazh të

Një sferë e madhe metalike që ka dalë në një breg në Japoni ka hutuar vendasit dhe ka shkaktuar një stuhi spekulimesh. Autoritetet ende nuk mund të thonë ende se çfarë është.

Madje as policia apo skuadra eksperte për bombat e dërguar për të hetuar nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim. Ajo që dihet me siguri është se sfera është bosh dhe nuk përbën ndonjë kërcënim. Shumë dyshojnë se është një lloj spirance.

Sfera u gjet në qytetin bregdetar Hamamatsu dhe shumë persona në internet e kanë quajtur "veza e Godzillas" ndërsa të tjerë mendojnë se është diçka e ardhur nga alienët. Televizioni japonez NHK që publikoi pamjet e sferës së ndryshkur që duket rreth 1.5 metra e gjerë.

Ajo u gjet nga një vendas i cili lajmëroi policinë pasi vuri re objektin e pazakontë në breg. Autoritetet rrethuan zonën dhe kryen ekzaminime me rreze X, të cilat nuk zbuluan shumë më tepër përveç konfirmimit se objekti ishte i parrezikshëm.

"U përpoqa ta shtyja, por ajo nuk lëvizte" – tha një nga dëshmitarët. Autoritetet lokale kanë thënë se objekti do të hiqet së shpejti. Ky lloj zbulimi mund të mos ngjallë dyshime, por vjen pikërisht në mes të një debati mes SHBA dhe Kinës për disa objekte fluturuese të paidentifikuara.

Japonia i shprehu shqetësim Kinës të mërkurën në lidhje me balonat e pikasura mbi qiellin e saj të paktën 3 herë që nga viti 2019. Pekini mohon pretendimet për spiunazh. ©LAPSI.al

Mysterious metal ball washes up on beach in Japan | World News | Sky News

Mystery ball washes up on Japanese beach – here are the wildest theories

Huge metal sphere washes up on Japan beach, baffles officials | Fox News

Spy balloon, UFO or Dragon Ball? Japan baffled by iron ball washed up on beach | Japan | The Guardian

Të këshilluara

Mesazhi i koduar i Ramës nga Japonia

Kryeministri Edi Rama vijon një vizitë 5-ditore në Japoni ku këtë të mërkurë ka pasur edhe një takim me homologun e tij. Megjithatë nga Japonia e largët kreu...

20:41

Një emër tjetër për Asociacionin?

Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë njëetnik dhe ta ndryshojë emrin, në mënyrë që të merret n...

19:14

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI