Flash

McGonigal/ Berisha: Rama është krim-ministër, pagoi për vrasjen e pluralizmit

Lapsi.al 22 February 2023
McGonigal/ Berisha: Rama është krim-ministër, pagoi për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish për çështjen McGonigal. Duke ironizuar deklaratat e kryeministrit Rama, kryedemokrati tha se Rama urdhëroi vrasjen e pluralizmit.

“Edhe njëherë, dua t’u bëj të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë, se në këtë çështje, me këtë skandal, janë dëmtuar interesat e mbarë shqiptarëve sepse afera Rama-McGonigal ishte një levë Arkimedi për konsolidimin, për fitoren e paligjshme dhe konsolidimin e pushtetit të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen.

Shqiptarët janë dëshmitarë për të gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme që iu dha Edi Ramës, pavarësisht nga dhunimi i zgjedhjeve, pavarësisht nga shndërrimi i vendit në një protektorat krimi, pavarësisht nga vjedhjet e shfrenuara të fondeve, buxhetit, pasurive publike të shqiptarëve.

Nuk ka dyshim se prapa kësaj mbështetje qëndronte edhe dora e zezë e Charles McGonigal, i cili i paguar nga Edi Rama, nëpërmjet Dorian Duçkës, këshilltarit të tij personal, i cili i dha 225 mijë dollarë në garazhet dhe banesën e Agron Nezës, bëri gjithçka që sipas një skenari supermafioz, duke tradhtuar vendin e tij, betimin ndaj ligjit dhe Kushtetutës, besimin e presidentit të SHBA dhe të Kongresit amerikan ndaj tij dhe u mor me shkatërrimin e opozitës shqiptare, me qëllimin e vetëm, që pagatori i tij të vazhdonte të qëndronte në pushtet dhe ta paguante më tej.

McGonigal është në burg por edhe krimi i tij është i shëmtuar por për Shqipërinë më i rëndë është krimi i Edi Ramës, që paguan vrasë me pagesë kundër pluralzimit politik. Ky është Krim-ministër, dhe ky për tu fshehur pas gishtit, bllokoi parlamentin, paralizon parlamentin, nuk lejon komisionin hetimor, as interpelancën as pyetjet e opozitës. Veprimtaria e njohur publike e Rama gate është vetëm maja e ajsbergut.

Në thellësi të saj ka krime të shumëllojta. Ducka këshlltari personal privat i Ramës, në emër të Ramës, bashkë me mafiozin Agron Neza, kalonin nga klubi në klub, restorant në restorant duke gjuajtur ku gjenin biznesmenët për ti terrorizuar, se jeni në lista dhe se duhet të merremi bashkë për të zgjidhur listat përndryshe lista e zezë është e sigurt për ju. Kjo veprimtari datën e fundit të saj është Data 20 maj 2022. Por kjo sdo të thotë se nuk ka vazhduar ky qark i turpshëm mafioz.”

Të këshilluara

Aksident në Korçë, plagoset një grua

Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje ka ndodhur në bulevardin Republika në Korçë. Menjëherë pas ngjarjes, e plagosura është transportuar në spitalin...

13:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI