Flash

"10 mijë dollarë darka me Ramën" Çfarë i tregoi McGonigal të dashurës për takimin në OKB

Lapsi.al 22 February 2023
"10 mijë dollarë darka me Ramën" Çfarë i

Allison Guerrero, ish e dashura e Charles McGonigal tregoi për mediat amerikane se kur ish-zyrtari i FBI ishte kthyer nga darka me Edi Ramën dhe shoqëruesit e tij, i kishte treguar se darka kishte kushtuar 10 mijë dollarë. Bëhet fjalë për takimin që McGonigal dhe Rama kishin pasur gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Neë York.

Deklarata e Guerrero u bë gjatë një interviste për  One America Neës", kur ajo po fliste për pyetjet që i kishin bërë agjentët e FBI-së.

“Në fund të nëntorit të vitit 2021, ata trokitën në derën time. Më pyetën sa shpesh kishte shkuar Charlie në Shqipëri, sa herë ishte shoqëruar me kryeministrin Edi Rama, kur ishte këtu në asamblenë e OKB. Charlie më tha, nuk e di a mund t’i besoj më ato që thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George dhe se darka kushtoi 10 mijë dollarë për të dhe enturazhin e tij” tregoi Guerrero.

Ish e dashura e McGonigal ishte e para që foli publikisht për përfshirjen e dyshimtë të Ramës me ish zyrtarin e FBI-së.

“Mendoja se fillonte dhe mbaronte me Shqipërinë. Nuk e dija se ishin të përfshirë edhe pjesa tjetër e Ballkanit, sigurisht nuk e dija që mund të ishin përfshirë edhe rusët”.

E pyetur se a ka aktorë të tjerë janë të përfshirë dhe se a do e hetojë FBI deri në fund këtë skandal, Guerriero tha se drejtuesit e FBI do t'i shkojnë deri në fund pasi "ata duan të rikthejnë besueshmërinë" e institucionit që drejtojnë.

“Unë besoj se ai është tradhtar, mendoj se numri i akuzave ndaj tij do të rritet. Jam thuajse e sigurt se do të ketë akuza shtesë, sidomos me mashtrimin me taksat. Kështu e kapën edhe Al Kaponen” tha Guerriero.

Edi Rama përmendet 14 herë në akt-akuzën e prokurorisë amerikane kundër McGonigal, ku përshkruhen favoret e ndërsjellta që kanë shkëmbyer kryeministri i Shqipërisë me ish zyrtarin e lartë të SHBA.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI