Flash

Fans i Shakirës, pronari i restorantit përzë Gerard Pique dhe Clara

Lapsi.al 22 February 2023
Fans i Shakirës, pronari i restorantit përzë Gerard Pique dhe

Meqenëse u bë e ditur se Gerard Pique ishte i lidhur romantikisht me Clara Chia, të dy kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Fillimisht kanë folur se si dhe kur janë njohur, ndërsa dashurinë e tyre pak nga pak e kanë shfaqur publikisht. Por më pas erdhi kënga e Shakirës me Bizarrap, e cila i ktheu të dy në qendër të vëmendjes.

Dhe pikërisht kur u duk se ujërat ishin qetësuar, Pique dhe Clara Chia janë kthyer sërish në lajme. Një video është ngarkuar në TikTok në të cilën ish-lojtari dhe e dashura e tij dyshohet se janë dëbuar nga një restorant japonez në Barcelonë. Sipas burimeve, pronari  ishte një fans i Shakirës dhe kur ata hyrën në restorant, kamerieri nuk pranoi t'i shërbente.  Në video Clara shihet e mërzitur para se të hipte në makinë ndërsa Pique qëndron pas saj.

Gerard dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre vitin e kaluar pas 11 vitesh së bashku. Artistja e përshkroi ndarjen si “tepër të vështirë” në një intervistë për  Elle të tetorit 2022. “Është e vështirë të flasësh për këtë. Jam në sy të publikut. Ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt,” tha ajo. Në ditën e Vitit të Ri, ajo shkroi në anglisht dhe spanjisht; “Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë t’u besojmë të tjerëve.”/Lapsi.al

https://www.youtube.com/shorts/vWVl7V30RuI

Të këshilluara

Bie poshtë akuza ndaj Alec Baldwin

Alec Baldwin pati një fitore në rastin e tij mbi ndarjen fatale nga jeta të kinematografes "Rust" Halyna Hutchins. Zyra e Prokurorit të Qarkut të Santa Fe nj...

14:20

Burberry, fillimi i epokës së Daniel Lee

Daniel Lee bëri debutimin e tij si drejtor kreativ i Burberry gjatë ditës së parafundit të javës së modës në Londër dhe shënoi fillimin e një marrëdhënieje arti...

11:12

Tom Sizemore pëson aneurizëm në tru

Tom Sizemore po lufton për jetën pasi pësoi një aneurizëm në tru. Aktori i "Saving Private Ryan", është "i shtruar në kujdes intensiv", tha menaxheri i tij, ...

16:48

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI