Flash

Drogē në makinë, pranga shoferit dhe pasagjerit në Devoll

Lapsi.al 22 February 2023
Drogē në makinë, pranga shoferit dhe pasagjerit në Devoll

Dy të arrestuar për drogē në Devoll. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet N. D., 21 vjeç, banues në Bilisht dhe E. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas shpërndanin doza të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të shpërndarjes së tyre në doza të vogla. Si rezultat, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. D., 21 vjeç, banues në Bilisht dhe E. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se këta shtetas ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm, i kanë ndaluar ata në qytetin e Bilishtit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Land Rover” me drejtues shtetasin N. D. dhe pasagjer shtetasin E. K., u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilën 21-vjeçari dyshohet se ia kishte blerë shtetasit E. K. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi N. D. e drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. K., u gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një grirëse dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI