Flash

Adrola Dushi: Dua t'i largohem like-ve në Instagram

Lapsi.al 22 February 2023
Adrola Dushi: Dua t'i largohem like-ve në Instagram

Adrola Dushi ka folur si rrallëherë kohëve të fundit në një intervistë për jetën personale e profesionale. Dhe ka gjasa që daljet e saj të bëhen edhe më të rralla, pasi modelja u shpreh se dëshiron t'i largohet botës së modelingut dhe showt.

"Familjen e kam në SHBA dhe djali është me mamin tim. Nuk jam shumë e çmendur pas punës sime sot sepse sot më është kthyer vetëm në punë. Atë që doja e mora më herët, sepse erdhi herët dhe shumë vrullshëm. Kam kohë që jam në fazën e mendimeve se ku do vendosem përfundimisht. Kjo jeta në lëvizje nuk është fort e bukur. Kam dëshirë t'i largohem pak botës së modelingut dhe gjithë showt. Nuk po më përmbush. Po shkoj drejt biznesit. Dua të zhdukem dhe mos të varem nga 'liket' e askujt. Mbase tingëllon e shëmtuar, por gjithmonë duhet të jesh në duart e disa njerëzve..."-tha ajo në një intervistë në "Wake Up".

Duke u ndalur te i biri, Adrola ndau me njerëzit një bisedë shumë të ndjerë mes tyre. Ajo tha se pak ditë më parë Troi i ka kërkuar falje duke i thënë se ka gabuar me të.

"Nuk ka dy javë që ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme për mua me Troin. Kam shfajsuar veten dhe kam thënë "O zot, shyqyr u rrit Troi të më kuptojë." Sepse gjithmonë jam trembur mos ndoshta do më paragjykojë, si do e pranojë se si erdhën gjërat. Para disa ditësh i tregova fotot e një ditëlindjeje të vështirë që kemi kaluar disa vite më parë kur unë erdha nga SHBA dhe Troi nuk më donte pranë. Më injoronte shumë keq. "O mami, të lutem më fal se unë kam gabuar shumë me ty. Ti erdhe për mua, unë u solla keq. Ti nuk ke asnjë faj"- më tha. Sa e lumtur u ndjeva. Nuk po u besoja veshëve".- rrëfeu Adrola.

Modelja nuk u ka shpëtuar as pyetjeve për jetën personale. E pyetur se "kur do e veshë fustanin e nusërisë" ajo nuk e dha një përgjigje konkrete, por u shpreh se familja është gjëja që do më shumë në jetë.

"Familja është gjëja që unë dua më shumë në jetën time. As karriera, asgjë në botë nuk duhet më shumë se familja"- u përgjigj ajo.

Të këshilluara

Bie poshtë akuza ndaj Alec Baldwin

Alec Baldwin pati një fitore në rastin e tij mbi ndarjen fatale nga jeta të kinematografes "Rust" Halyna Hutchins. Zyra e Prokurorit të Qarkut të Santa Fe nj...

14:20

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI