Flash

Vuçiç: Serbia do të blejë dronë kamikazë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Lapsi.al 21 February 2023
Vuçiç: Serbia do të blejë dronë kamikazë nga

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar të martën se brenda dy ditëve Serbia do të nënshkruajë kontratën e parë me Emiratet e Bashkuara Arabe për blerjen e dronëve kamikazë.

Ai u tha gazetarëve në Abu Dhabi se ai "shpreson" që pas pesë deri në gjashtë muajsh, dronët e parë kamikazë do të arrijnë në Forcat e Armatosura serbe.

Pas vizitës së Panairit të Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake 2023, ai shtoi se në ditët në vijim pret përshkallëzim të konfliktit në Ukrainë, që sipas tij, do ta vështirësojë edhe më shumë pozitën e Serbisë.

"Ne po përballemi me një periudhë sfiduese, dhe nga deklaratat e presidentit [rus], Vladimir Putin, duket qartë se ai do të vazhdojë me shumë ashpërsi luftën në Ukrainë. Për disa ditë, pres ndryshime të mëdha në fushëbetejë dhe në veprime të mëtejshme politike ndaj Serbisë nga perëndimi dhe nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë”, tha Vuçiq.

Në një fjalim drejtuar kombit më 21 shkurt, Putini akuzoi vendet perëndimore për nxitjen e luftës për ta shkatërruar Rusinë.

Ai tha se Rusia kishte bërë gjithçka për të shmangur luftën, por se Ukraina, e mbështetur nga Perëndimi, po planifikonte të pushtonte Krimenë.

Putini tha gjithashtu se Rusia dëshiron ta zgjidhë konfliktin në Ukrainë në mënyrë paqësore, "mirëpo mbrapa shpinës sonë ka qenë duke u përgatitur një skenar i vështirë".

Pushtimi rus i Ukrainës - që ka nisur më 24 shkurt 2022 - mbushë një vit këtë javë./REL

Të këshilluara

21 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbro...

19:06

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI