Flash

Vràsja e 22-vjeçares keniane/ Eksperti: Hetuesi ose nuk ka bërë asgjë, ose s’ka dashur

Lapsi.al 21 February 2023
Vràsja e 22-vjeçares keniane/ Eksperti: Hetuesi ose nuk ka

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi e konsideron vrasjen e 22-vjeçares keniane, Joy Ayoko në Shqipëri si një ngjarje të pa hetuar mirë. Sipas tij, faji kryesor mbetet i grupit të hetimit, që ose nuk i kushtuan rëndësinë e duhur ngjarjes, ose s’kanë dashur që ta zbardhnin.

Në një intervistë për Panorama TV, Rexhepi deklaroi se nëse Ayoko do të ishte një shtetase perëndimore, atëherë interesi i shtetit do të ishte më i lartë për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.

"Ose nuk ka bërë asgjë, ose s’ka dashur. Kjo është një ngjarje shumë flagrante. Edhe një grup i pavarur hetimi mund të ngrihet. E para është vepër penale shumë e rëndë vrasja e një njeriu. Nëse do ishte shtetase perëndimore, shteti do sillej shumë ndryshe. Shumë vite më parë është vrarë një shtetas gjerman dhe ka pasur një interes maksimal nga ana e ambasadës. Nëse do ishte shtetase perëndimore nuk do ishte kaq e ulët interesi. Nëse do ishte shtetase amerikane, s’do doja ta kaloja nëpër mend. Shkurt nuk është bërë detyra. Duhet të jemi të barabartë me të gjithë shtetasit." - u shpreh eksperti.

Ndër të tjera, Rexhepi deklaroi se kjo ngjarje duhet t’i kalohet për hetim prokurorisë së posaçme.

"Këtu në fakt, përgjegjësinë e shoh tek hetimet fillestare. Barra kryesore i ngelet policisë, ndoshta dhe prokurorisë. Unë gjykoj, propozoj që kjo ngjarje t’i kalojë SPAK-ut. Janë seriozë, njerëz që punojnë. Nuk tolerohet një vrasje. Mund të tolerosh një gërvishtje llamarinash në një aksident rrugor. S’kemi të bëjmë me vrasës profesionistë. E ëma ia vinte gishtin shoferit, ndoshta me të drejtë por nuk e dimë ende. Fakti që e mbajtën larg, e vonuan, ndoshta lanë që të ftohej. Kurajo e madhe është e atyre që hetuan, që e lanë pas dore. Është një hetim që çalon shumë, nuk mund të them nëse është neglizhencë apo për shkak të korrupsionit." - u shpreh Rexhepi.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI