Flash

Tkurrja e popullsisë redukton numrin e punonjësve dhe fabrikave të fasonit

Lapsi.al 21 February 2023
Tkurrja e popullsisë redukton numrin e punonjësve dhe fabrikave

Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe të këpucëve u tkurrën në numër dhe në punonjës gjatë vitit 2021. Kjo shifër vjen në krahasim me vitet e mëparshme. Arsyeja kryesore është problemi me mungesën e punonjësve. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se numri i ndërmarrjeve në sektorin fason arriti në 783 gjatë vitit 2021 nga 907 që ishin në vitin pandemik 2020.

Numri i bizneseve në sektorin fason u tkurr me 3% në krahasim me vitin 2020 dhe 16% në krahasim me vitin para-pandemik 2019. Numri i tyre shënoi kulmin në vitin 2016 me 1189 fabrika.

Burimet nga sektori pohojnë se zhvillimet demografike e kanë vënë në vështirësi sektorin fason. Rënia e lindjeve, emigrimi i të rinjve dhe rritja e konkurrencës në tregun e brendshëm të punës po çon në faliment fabrikat e vogla. Disa prodhues të vegjël falimentuan gjatë vitit pandemik 2020. Kjo pasi nuk mbijetuan në muajt e parë të bllokimit."Të mëdhenjtë" patën mundësi të diversifikojnë prodhimin në përshtatje me pandeminë.

Më tkurrjen e fabrikave po tkurret edhe numri i punonjësve në sektor. Në vitin 2021 numëroheshin 54,036 punonjës me page në të gjithë industrinë. Kjo reflekton një rënie vjetore mbi 7 % në krahasim me vitin 2020.

Industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, me gjithë vështirësitë që sollën mungesat në fuqinë punëtore, arriti të integrohet në një shkallë më të lartë të zinxhirit të vlerës vitin e kaluar duke rritur të ardhurat nga aktiviteti. Në vitin 2021 të ardhurat nga shitjet shënuan 52.6 miliardë lekë me një rritje vjetore 9.5%, por gjithsesi mbetën 4% më të ulëta se në 2019-n, pasi sektori nuk arriti të rikuperohej për shkak të kufizimeve të vazhdueshme nga pandemia në Europë edhe përgjatët vitit 2021, që ndikoi në kërkesën e porositësve.

Sektori po orientohet gjithnjë e më shumë drejt segmenteve të tregut me vlerë të lartë. Pothuajse të gjitha fabrikat prodhojnë për nivelin mesatar të tregut europian. Ato po synojnë klientë mbi këtë nivel dhe të diversifikohen. Por sektori ende ka varësi të lartë nga tregu italian.

Lufta në Ukrainë ishte një shans tjetër për industrinë. Shumë kompani europiane, që më parë prodhonin atje, nisën të kërkonin vende të tjera në Europë për të zhvendosur prodhimin dhe Shqipëria u bë tërheqëse për shkak të afërsisë gjeografike dhe kostove ende të ulëta të prodhimit. Por kufizimet në punonjës po pengon zgjerimin nga transferimi i zinxhirëve të prodhimit./

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI