Flash

Shuhet në moshën 85-vjeçare aktorja e madhe Mimika Luca

Lapsi.al 21 February 2023
Shuhet në moshën 85-vjeçare aktorja e madhe Mimika Luca

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Mimika Luca ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë nga ishemia cerebrale. Luca ka interpretuar më shumë se 30 role gjatë karrierës së saj 15-vjeçare. Ajo njihej si një ndër ikonat e viteve të arta të kinematografisë shqiptare. Djali i saj, Gjergj Luca ndau lajmin e hidhur në rrjete sociale.

Kush ishte Mimika Luca?

Mimika Luca u lind në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937, është aktore e mirënjohur shqiptare. Ajo interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, nga 1951 – 1962. Më 1962 pranohet si aktore në Teatrin Popullor. Aty ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si: Suzana, Luçia, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama Cuca e maleve, Sonja, Nica te filmi Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Laja te Kur hidheshin themelet, etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. U martua me aktorin e shquar Ndrekë Luca. Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega dramë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI