Flash

Shpërndante doza të lëndëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari

Lapsi.al 21 February 2023
Shpërndante doza të lëndëve narkotike, arrestohet

Policia e Vlorës ka arrestuar qytetarin me iniciale D.Ç 50 vjeç pasi shpërndantë lëndë narkotike kanabis.

Atij i është sekuestruar 1 kg kanabis, një shumë parash dhe 1 aparat celular.

Priten veprime të mëtejshme nga Prokuroria.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Sekuestrohen 1 kg kanabis, një shumë parash dhe 1 aparat celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-D. Ç., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilën ky shtetas dyshohet se do ta shpërndante në doza, në qytetin e Vlorës, kryesisht në lokalet e natës. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Europa Juglindore dhe Gadishulli i Ballkanit ende janë në ndikimin e rrymave ajrore shumë të ngrohta me origjinë nga brigjet verirore të Afrikës duke mbajtur nj...

07:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI