Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Shefi i NATO-s i kërkon Putinit ta rishqyrtojë pezullimin e traktatit të armëve

Lapsi.al 21 February 2023
Shefi i NATO-s i kërkon Putinit ta rishqyrtojë pezullimin e traktatit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Rusisë që ta rishqyrtojë vendimin e saj për pezullimin e pjesëmarrjes në traktatin me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalin strategjik bërthamor të të dyja palëve. Në fjalimin e 21 shkurtit drejtuar kombit, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është “i detyruar të njoftoj se Rusia është duke e pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për armët strategjike”.

Ai ka thënë se Rusia nuk po tërhiqet nga marrëveshja, mirëpo vetëm po e pezullon pjesëmarrjen. I ashtuquajturi START-i i Ri, është traktati i vetëm për armët bërthamore në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, i cili është zgjatur për pesë vjet më 2021. I nënshkruar fillimisht më 2010, ky traktat ua kufizon palëve posedimin e kokave bërthamore me rreze të gjatë në 1.550, shifër më e vogël sesa ajo që ka qenë në marrëveshjen fillestare.

Stoltenberg tha se Rusia po përgatitet për eskalim të luftës, e jo për paqe.

Ai tha se NATO po planifikon që të mbajë një takim me ekspertë të prokurimit të armëve për t'u siguruar që Ukraina do t'i ketë armët që i nevojiten. Diplomatët e lartë të Bashkimit Evropian paralajmëruan të hënën se duhet të gjenden mënyra për të ofruar shpejt mijëra predha artilerie për Ukrainën ose BE-ja do të duhet të përballet me mundësinë e humbjes së luftës kundër Rusisë.

Javën e kaluar, Stoltenberg tha se koha e pritjes për furnizimin e “municioneve të kalibrit të madh është rritur nga 12 në 28 muaj”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve të tij perëndimorë që të shpejtojnë mbështetjen e tyre ushtarake, duke paralajmëruar se vonesat do të jenë në dobi të Rusisë tani që po afrohet përvjetori i parë i nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt.

NATO beson se Rusia ka nisur një ofensivë të re në javët e fundit, duke rritur intensitetin e sulmeve në Ukrainën lindore, ndërkohë që edhe po shton forcat në pjesën jugore. Zyrtarët kanë thënë se Ukraina ka të ngjarë të nisë kundërofensivën e saj në pranverë.

Të këshilluara

Tjetër tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi provincën Hatay të Turqisë pranë kufirit me Sirinë, tha të hënën Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFA...

19:25

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI