Flash

Shaquille O' Neal mbron Rihanna-n pas performancës në Super Bowl

Lapsi.al 21 February 2023
Shaquille O' Neal mbron Rihanna-n pas performancës në Super Bowl

Shaquille O'Neal ka shprehur së fundmi publikisht mbështetjen ndaj Rihanna-s.

Basketbollisti doli në mbrojtje të  artistes në The Big Podcast me Shaq Friday, duke u dërguar një mesazh të gjithë kritikëve  të "mbyllin gojën" për performancën e saj në Super Bowl. "Të gjithë ju njerëz që nuk e respektoni Rihannën, largohuni. Mbylleni gojën," tha O'Neal. "Ne jetojmë në një botë ku njerëzit kanë shumë liri. Mbajini mendimet tuaja për vete."Ai shtoi, "Ajo bëri një punë të mrekullueshme. Ajo është shtatzënë. Të gjithë ju super yje që keni mungesë respekti dhe keni qejf debatet , largohuni.

O'Neal tregoi se Super Bowl ishte hera e tij e parë që shihte Rihanna-n live, edhe pse ai ka qenë një fans i saj prej vitesh. Ai u shpreh se nëse do ishte i martuar me artisten do të duhej të “ zihej” me ata që e urrenin.“Nëse ajo do të ishte gruaja ime dhe do të shihja një prej jush superyjeve duke e bërë këtë, do të më duhej t'ju sulmoja”. Reperët, Kandidatët presidencialë", tha Shaquille.  Ndonëse nuk përmendi emër, O'Neal mund t'i jetë referuar postimit të ish-presidentit Donald Trump në Twitter. Ky i fundit deklaroi se performanca e Rihanna ishte "shfaqja e vetme më e keqe e gjysmës së parë në historinë e Super Bowl"./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Bie poshtë akuza ndaj Alec Baldwin

Alec Baldwin pati një fitore në rastin e tij mbi ndarjen fatale nga jeta të kinematografes "Rust" Halyna Hutchins. Zyra e Prokurorit të Qarkut të Santa Fe nj...

14:20

Burberry, fillimi i epokës së Daniel Lee

Daniel Lee bëri debutimin e tij si drejtor kreativ i Burberry gjatë ditës së parafundit të javës së modës në Londër dhe shënoi fillimin e një marrëdhënieje arti...

11:12

Tom Sizemore pëson aneurizëm në tru

Tom Sizemore po lufton për jetën pasi pësoi një aneurizëm në tru. Aktori i "Saving Private Ryan", është "i shtruar në kujdes intensiv", tha menaxheri i tij, ...

16:48

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI