Flash

Salianji: Pse SPAK dhe SHISH janë të kapur nga Rama

Lapsi.al 21 February 2023
Salianji: Pse SPAK dhe SHISH janë të kapur nga Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në komunikatën e tij me mediat raportoi dhe një herë në lidhje me skandalin McGonigal.

Ai tregoi që kishte paraqitur kërkesën për informacione në lidhje me këtë çështje në tre institucione të rëndësishme shqiptare: SPAK, SHISH dhe Ministria e Brendshme, ndër të cilat nuk kanë kthyer asnjë përgjigje ligjore dhe të mjaftueshme.

Si rrjedhojë sipas Salianjit këto institucione, por dhe të tjerat janë duke u keqpërdorur nga kryeministri Rama për të goditur kundërshtarët e tij politik.

Sakaq deputeti tha: “Edhe një herë tjetër jam këtu për të thënë që të gjitha institucionet janë në vulën e autokratit. Të gjitha mediat e huaja janë duke folur për McGonigal dhe skandalin që përfshiu Ramën. Ndërsa të gjitha institucionet shqiptare nga frika e Ramës heshtin.

Në Parlament, është bllokuar ngritja e Komisionit Hetimor, nuk është pranuar mocioni për debat. Institucionet e Republikës së Shqipërisë janë vënë në dispoziocion të Ramës, për të goditur kundërshtarët e tij politik.

Siç jeni në dijeni, janë bërë tre kërkesa për informacion në: SPAK, Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimi Informativ Shqiptar. Nga ana e Ministrisë së Brendshme lidhur me pyetjet se nëse kanë informacion që ndonjë nga zyrtarët e M.B janë takuar me McGonigal ose kanë patur lidhje me këtë rast, Ministria e Brendshme kthen këtë përgjigje: Ministri i brendshëm nukështë takuar dhe asnjë zyrtar tjetër i kësaj Ministrie nuk ka patur takime të tilla.

Shkresa dërguar Shërbimit Informativ tregon dhe një herë që SHISH është në shërbimin e Ramës. Pyetjes nëse ndonjë nga të punësuarit në këtë institucion kanë patur takime me McGonigal ose nëse kanë patur dijeni në lidhje me këtë, SHISH kthen këtë përgjigjë: unë i përgjigjem vetëm kryeministrit.

Nga ana tjetër me keqardhje e them se pavarësisht se ka kaluar afati ligjor për informimin e statusit të deputetit ku shpjegohet se deputeti ka të drejtë të dijë statusin e tij, drejtuesit që kanë të drejtë të kthejnë përgjigje brenda 15 ditëve ende nuk e kanë bërë këtë. Pyetjes se a ka nisur SPAK hetimin e kësaj çështje, Struktura Antikorrupsion nuk ka fuqi të kthejë përgjigje sipas ligjit dhe kur SPAK s’i kthen përgjigje një deputeti të parlamentit, imagjino sa fuqi kanë qytetarët e thjeshtë.

Përfitoj nga rasti për t’ju treguar dhe një herë tjetër si përdoren ose keqpërdoren kauza të rëndsishme, nga ana e kryeministit. Institucionet përdoren për luftën politike ndaj kundërshtarit politik. I kam dërguar Autoritetit të Dosjeve informacione për një çështje të rëndësishme dhe Autoriteti nuk ka mundësi të japë informacione.

Është një proces nul, fals dhe bën me turp cilindo që e ka përdorur.”

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI