Flash

Love Island edhe në Shqipëri, kush do e moderojë?

Lapsi.al 21 February 2023
Love Island edhe në Shqipëri, kush do e moderojë?

Luana Vjollca ka konfirmuar se shumë shpejt, në Shqipëri do të vijë program “Love Island” (“Ishulli i dashurisë”).

Formula e programit, i cili u bë i ndjekur i ITV në historinë e rrjetit në vitin 2018 është e tillë: Një grup konkurrentësh, të cilësuar si "ishullorë", do të jetojnë të izoluar nga bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur nga kamera.

Për të mbijetuar në vilë, banorët duhet të shoqërohen me një tjetër banor të vilës, qoftë për dashuri, miqësi apo para. Çifti fitues i përgjithshëm merr një total prej £50,000. (Çmimi për në Shqipëri, ende nuk është konfirmuar).

Çdo banor që mbetet single, eliminohet. Konkurrentët mund të eliminohen edhe përmes votimit të publikut. Ata përballen me lojëra dhe sfida, të krijuara për të testuar aftësitë fizike dhe mendore. Në fund të sezonit, publiku voton për të përcaktuar çiftin fitues.

Në puntatën e djeshme dhe të fundit të “Zemër Luana” për këtë sezon, Luana e konfirmoi se po, do të jetë ajo moderatorja:

“Projekti për të cilën e keni fjalën dhe që ka qarkulluar gjithandej, mendoj që një projekt i nxehtë dhe i zjarrtë si ai, meriton edhe një kohë të nxehtë dhe të zjarrtë, kështu që duhet të kalojnë edhe ca të diela”, tha Luana Vjollca, duke nënkuptuar se do të nisë në verë.

Të këshilluara

Burberry, fillimi i epokës së Daniel Lee

Daniel Lee bëri debutimin e tij si drejtor kreativ i Burberry gjatë ditës së parafundit të javës së modës në Londër dhe shënoi fillimin e një marrëdhënieje arti...

11:12

Tom Sizemore pëson aneurizëm në tru

Tom Sizemore po lufton për jetën pasi pësoi një aneurizëm në tru. Aktori i "Saving Private Ryan", është "i shtruar në kujdes intensiv", tha menaxheri i tij, ...

16:48

Fedez thyen heshtjen: Nuk jam homoseksual

Pas ditësh heshtjeje, Fedez u kthye në Instagram. Jo pwr puthjen e famshme por për të dalë kundër një investigimi. Njw investigim që dyshohet se ishte kryer nga...

11:28

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI